21.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

VLERA E SALAVATIT

HADITHI:


Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: “i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Njerëzit më afër meje ditën e Kiametit do të jenë ata të cilët më së shumti më kanë dërguar salavate.”

KOMENTI:

Përmendja e këtij hadithi në kapitullin e lutjeve  ndoshta është për arsye se prej etikës së lutjes është të lavdërohet Allahu, e më pas të dërgohen salavate mbi të dërguarin, e më pas të lutet me lutjet e tija.

Në këtë hadith theksohet vlera e dërgimin të salavatit mbi profetin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe atë se kush dërgon salavate më së shumti do të jetë më afër pozitës së tij ditën e Kiametit.

është thënë: atë e arrin shefati (ndërmjetësimi) i të dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), pra “Njerëzit më të parët” ndërmjetësimit tim, apo “me pozitë më të afërt”.

Pra, ky hadith flet për vlerën e salavatit, posaçërisht në lutje, dhe tregon për lejueshmërinë e shpeshtimit të salavatit, që është një e drejtë e tij mbi ne, pra e drejtë e të dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mbi ne është të dërgojnë paqe dhe bekime mbi të, për arsye se Allahu na urdhëroi me një gjë të tillë: “Me të vërtetë, Allahu dhe melaqet e Tija qojnë salavate mbi profeti . O besimtarë, qoni salavate dhe selame për te.” Sureja Ahzab, 56.

Dijetari i njohur ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij (Xheleul Efhem, fq. 169) gjatë shtjellimit të bisedës mbi salavatin e Allahut dhe të melaqeve mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) si dhe urdhërin mbi besimtarët që ata të shprehin salavate mbi të, pasi që dha kundërpërgjigjen e tij që kuptimi i salavatit në ajet të ketë qenë: mëshirë dhe kërkim falje  (istigfar) për profetin, ai tha: “Salavati me të cilin jemi urdhëruar në këtë ajet (të sures Ahzab) është: kërkesë prej Allahut pasi që tregoi për salavatin e Tij dhe atë të melaqeve e që nënkupton: lavdërimin e profetit, shfaqjen e vlerës dhe pozitës së tij, dëshirën për ta nderuar dhe afruar, kështu që ky ajet përmban lajmërim dhe kërkesë, e që kjo kërkesë e kjo lutje nga ne është quajtur salat për dy aspekte:

I pari: Fjala (صلاة)  salat nënkupton lavdërim ndaj atij që shprehet, ngritje duke përmëndur vlerën dhe nderimin e tij, dëshirë dhe dashuri prej Allahut, kështu që kjo fjalë përmban lajmërim dhe kërkesë.
Dy: është quajtur “salat” ngaqë ne kërkojmë prej Allahu që Ai të shpreh salavate mbi të, e salavati i Allahu mbi të është: lavdërimi i tij që ta ngris emrin e tij e ta bën më të afërt, ndërsa salavati jonë ndaj tij është: kërkojmë prej Allahut të madhëruar që Ai ta bëjë këtë për të.

Ndërsa kuptimi i fjalës (التسليم) “teslim” mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)

E përmend Mexhd Fejruz Abadi në librin e tij (Es-Salatu vel Busher): “(teslimi) kankuptimin: Selam që është një prej emrave të Allahut, që ka kuptimin: mos u ndafsh nga të mirat e begatitë, shpëtofsh nga të këqijat e sëmundjet; pasi që emri i Allahut përmendet në gjërat, që të bashkon kuptimet e mirësisë dhe begatisë, dhë për t’i ikur problemeve dhe fatkeqëisve që na ekspozohen.
Njashtu mund të ketë kuptimin e shpëtimit, pra: Qoftë gjykimi i Allahut për ty shpëtim, nga gabimet e mangësitë.

Nëse thua: O Allah (سلم) “selim” dërgo shpëtim mbi Muhamedin, ti ke për qëllim: O Allah qo shpëtim për Muhamedin në thirrjen, umetin dhe përmendjen e tij, nga çdo e metë, kështu që thirrja e tij përgjatë çdo dite vetëm se ritet, umeti i tij shtohet, dhe emri i tij më shpesh përmendet.”

1. E shënon Tirmidhiu me numër (484). Ibn Hibani me numër (911), ndërsa shejh Albani në librin e tij (Shënime mbi Sahihun e ibn Hibanit, 2/259) ka thënë: “hadithi është hasen ligajrihi.”

Ebu Hatim ka thënë: “Ky hadith është argument se më së afërmi pranë të dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në ditën e Kiametit janë ithtarët e hadithit, pasi nuk ka në këtë umet kush dërgon më tepër salavate se ata.”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËDHJETË E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...