14.8 C
Skopje
E diel, 17 Maj, 2026

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet ndërtohen shpesh mbi thashetheme, paragjykime dhe të pavërteta, është e domosdoshme të rikthehemi te mësimet e pastra të fesë sonë që na udhëzojnë drejt drejtësisë, kujdesit dhe ruajtjes së nderit të njëri-tjetrit.

Dëmtimi, lëndimi dhe atakimi ndaj muslimanit është haram, për këtë Allahu i Madhëruar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ [الحجورات ١٢]

“O ju që keni besuar, largohuni nga shumë dyshime, sepse disa dyshime janë mëkat.”

(Sureja Huxhurat, 12)

Ky urdhër hyjnor nuk është vetëm një këshillë morale, por një ndalim i prerë për të mos ndërtuar bindje të brendshme ndaj dikujt pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi. Mendimi i keq për një vëlla musliman mund të jetë fillimi i një vargu mëkatesh që çojnë deri në shpifje, përçmim dhe përçarje në shoqëri.

Shpifja dhe akuzat e rreme janë edhe më të rënda. Allahu thotë:

وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُّبِينًا” (الأحزاب: 58)

Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, duke i akuzuar për diçka që nuk e kanë bërë, në të vërtetë, i kanë ngarkuar vetes fajin për shpifje dhe një gjynah të qartë dhe të madh!

(Sureja Ahzab, 58)

Këtu flitet për ata që akuzojnë vëllezërit dhe motrat e tyre për gjëra që nuk i kanë bërë. Kjo nuk është vetëm padrejtësi njerëzore, porse është një krim moral që bart pasoja të rënda në dynja dhe ahiret.

Imam Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) duke komentuar këtë ajet, thotë: “Ata i atribuojnë besimtarëve gjëra prej të cilave ata janë të pastër, që as nuk i kanë bërë e as nuk i kanë thënë.”

Është momenti për reflektim, të ndalemi dhe të mendojmë për mënyrën se si flasim për të tjerët? A nuk është më mirë të heshtim sesa të bëhemi bartës të fjalëve që dëmtojnë dhe ndajnë zemrat? Besimtari i vërtetë është ai që i ruan vëllezërit e tij në mungesë, që kërkon 70 justifikime para se të dyshojë dhe që, nëse nuk ka asnjë provë, e mban gjuhën dhe zemrën të pastër.

Le të jemi nga ata që përhapin mirëkuptim, mirësi dhe drejtësi, e jo nga ata që mbjellin dyshime, ndarje dhe dhimbje.

Përpunoi këtë shkrim: Nusret Ramadani

29.07.2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...

03 Vazhdimi i misionit të Pejgamberit

Ndrysho veten – ndihmo botën Pejgamberi ﷺ ndryshoi shoqërinë sepse...