21.8 C
Skopje
E premte, 22 Maj, 2026

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron:

“فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ”

“…Qëndroni në rrugën e drejtë që të çon tek Ai dhe kërkoni falje (prej Tij)…” (Fusilet: 6)

Istikame është një term i pasur që bashkon në vetvete:

-Besimin e palëkundur,

-Drejtësinë e vazhdueshme, dhe

-Devotshmërinë praktike në jetë.

Ajo është shtylla e udhëzimit, dhe pa të, besimi është i brishtë. Është rruga drejt Allahut pa shmangie, që kërkon përpjekje, istigfar dhe sinqeritet.

Lidhur me kuptimin e ajetit Ibn Rexhebi (rahimehullah) thotë:

“Në këtë ajet ka një tregues se patjetër do të ketë mangësi në qëndrueshmërinë e kërkuar, prandaj ajo duhet të plotësohet me istigfarin që përfshin pendimin dhe kthimin te drejtësia (qëndrueshmëria).”

Ibn Rexhebi na rikujton një të vërtetë të madhe: njeriu është i dobët dhe i papërsosur. Edhe në përpjekjen për istikame, ai shpesh herë gabon, lëshon pe, devijon ose bie në mëkate. Kjo është natyra njerëzore që Allahu e ka përshkruar:

“Njeriu është krijuar i dobët.” (Nisa: 28)

Kjo dobësi nuk e përjashton nga rruga, por kërkon nga ai të kompensojë mangësinë.

Istigfari – balancon dhe pastron rrugën

Allahu, me mëshirën e Tij, e ka bashkangjitur kërkimin e faljes me urdhrin për qëndrueshmëri:

“Qëndroni në rrugën e drejtë… dhe kërkoni falje.”

Ky kombinim është një udhëzim hyjnor për të ruajtur ekuilibrin: kur rrëshqet nga istikameja, mos u dëshpëro – por kërko falje dhe kthehu. Istigfari është mjeti i shpëtimit, rikthimi në kursin e drejtë.

Ky ajet dhe komentimi i tij nga Ibn Rexhebi tregon për përputhjen e bukur mes drejtësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij. Ai të urdhëron për më të mirën (istikame), por e di që nuk je i përsosur, andaj të hap dyert e kthimit (istigfar).

Ky është thelbi i besimit: të përpiqesh vazhdimisht për më të mirën, duke mos harruar se shpresa dhe pendimi janë shoqërues të domosdoshëm.

26/07/2025

Hoxhë Agim Bekiri

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

03 Vazhdimi i misionit të Pejgamberit

Ndrysho veten – ndihmo botën Pejgamberi ﷺ ndryshoi shoqërinë sepse...