Është një nga suret e bekuara mekase në Kur’anin Famëlartë. Vihet re se i dërguari (alejhi selam) ka rekomanduar që të lexohet katër herë gjatë ditës dhe natës:
1- Në Sunetin e namazit të sabahut në fillim të ditës.
2- Në sunetin e namazit të akshamit në fillim të natës.
3- Në rekatin e dytë të namazit të vitrit, me të cilin namaz përfundojnë veprat ditore të njeriut.
4- Para se të flejmë.Ai ka potencuar se kjo sure është distancim e çlirim nga shirku (politeizmi).
Ndjejmë se kemi nevojë të madhe për ta lexuar dhe kuptuar domethënien e kësaj sure në këtë kohë në të cilën mosbesimi është përhapur dhe të pafetë kanë fituar fuqi dhe ndikim. Vërehet se në përsëritjen e thënies së të Plotfuqishmit: “Dhe ju nuk jeni adhurues të asaj që unë adhuroj” (El-Kafirun: 3), krenaria e besimtarit në besimin e tij përballë tiranisë së mosbesimit dhe përhapjes së saj. Distancimi nga kufri (mosbesimi) dhe nga jobesimtarëve, siç e përshkruan Allahu i Madhëruar në këtë sure, dhe nga shirku (politeizmi) dhe politeistët, sipas përshkrimit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) në hadith, është një domosdoshmëri në jetën e muslimanit. Për shkak se ashtu mbrohet besimi i tij dhe forcohet bindja e tij, në kohën kur rrëshqitin këmbët, qëndrimet, e devijojnë zemrat dhe lajthisin njerëzit nga rruga, “O Allah! o Ndryshues i zemrave, na forco zemrat në fenë Tënde,” kështu që ne mund të të takojmë me dashuri dhe kënaqësi.”Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time.”
Përkthim Hoxhë Shpend Zeneli