11.8 C
Skopje
E diel, 19 Prill, 2026

Koment i shkurtër rreth çështjes: kur duhet të fillojë të veprojë xhemati pas imamit?

Bera ibën Azib (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se: sahabët faleshin me të dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe kur ai shkonte në ruku, shkonim edhe ne në ruku, e kur ai ngrinte kokën prej rukusë dhe thoshte: SemiAllahu limen hamideh, ne qëndronim në këmbë deri sa e shihnim se ai po e vëndonte fytyrën në tokë, e ne e ndiqnim”. E shënon Muslimi

Namazi me xhemat ka norma dhe rregulla që duhet respektuar dhe mësuar, dhe një nga më të rëndësishmet prej këtyre rregullave është ndjekja e plotë e imamit.Imami është caktuar për t’u ndjekur dhe sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta), e zbatuan këtë çështje me Pejgamberin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), siç e bën të qartë ky hadith, ku Bera ibën Azib, tregon se sa herë që Pejgamberi (alejhi selam) e ngrinte kokën nga rukuja thoshte: (SemiAllahu limen hamideh) që do të thotë: Allahu e dëgjoi atë që e lavdëroi. Dhe njerëzit pas tij ngriheshin nga rukuja (përkulja). Pastaj ata qëndronin në këmbë ashtu siç ishin dhe asnjëri prej tyre nuk e përkulte shpinën, as nuk nxitonte të bënte sexhde derisa Pejgamberi (alejhi selam) të shkonte në sexhde, duke e vënduar fytyrën e tij në tokë, e më pas shkonin në sexhde të tjerët.

Bazuar në këtë, ajo me çfarë janë të urdhëruar xhemati është që të ndjekin imamin, menjëherë pasi që imami të lëvizë në shtyllën e radhës prej shtyllave të namazit (rukneve), rëndësi ka veprimi i imamit e jo tekbiri i tij dhe kjo vlen për atë që e sheh imamin. Sa i përket atij që nuk e sheh atë në mesin e atyre që falen pas tij, ai duhet të ndjekë fjalët e tij dhe të fillojë të lëvizë pasi imami të përfundojë thënien e tekbirit. E asesi që xhemati t’i paraprijë imamit në veprime apo të veprojë paralel me veprimet e tij.

Nëse e dëgjon njeriu tekbirin e imamit, fillon të përkulet (në ruku) menjëherë pasi të përfundojë tekbiri dhe është më mirë të mos përkulemi derisa imami të përkulet, por duhet ta kuptojmë se nuk jemi të obliguar ta bëjmë këtë. Por, preferohet vonimi i lëvizjes deri sa imami të shkon në atë lëvizje.

Është përmendur në (Tuhfatul Muhtaxh fi Sherh el-Minhaxh) nga Ibën Haxher el-Hejtemi, duke folur për pasimin e imamit: Sa i përket asaj që është e preferuar, është që fillimi i veprimit të xhematit të vonohet nga veprimi i imamit, që do të thotë: veprimi i imamit i paraprinë veprimit të xhematit.

Ajo që mësojmë nga kjo çështje është se:

1. Xhemati e ka të ndaluar t’i paraprijë imamit në veprim, qoftë tekbirin fillestar, rukunë, sexhden apo ndonjë veprim tjetër.

2. Xhemati e ka të ndaluar që ato veprime të bëhen paralel me imamin.

3. Preferohet që xhemati të fillojë me rukunë – sa për shembull-, vetëm pasi imami të ketë shkuar në ruku.

4. I lejohet xhematit të shkojë në ruku, pasi ta ketë përfunduar imami thënien (Allahu Ekber)

5. Imami duhet të ketë kujdes që tekbirin ta thotë pasi të lëviz nga pozita e mëhershme, në mënyrë që të mos shkaktojë që xhemati t’i paraprijë atij.

Përkthim hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...