22.8 C
Skopje
E enjte, 8 Maj, 2025

02-LUTJA: “O ZOT NA JEP TË MIRA NË KËTË BOTË DHE TË MIRA NË BOTËN TJETËR”

Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit” Sureja Bekare, 201.

ربنا آتنا في الدنيا حسنة وفي الآخرة حسنة وقنا عذاب النار

(Rabena atina fi dunja haseneten ve fil ahireti haseneten ve kina adhaben nar)

Komentim i lutjes

Allahu i Madhëruar në Libin e Tij ‘Përkujtuesin e urtë’, sqaroi lutjet e atyre që poseduan ambicie të ulta, dhe të atyre që kishin hise vetëm se në këtë botë, e të cilët luten vetëm për të mirat e dynjasë ”Disa njerëz thonë: Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë. Por, për këtsa ska asnjë të mirë në ahiret”. Sureja Bekare, 200.

Më pas lavdëroi ata që kanë ambicie të larta, të cilët luten për të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, këtë lutje na e përmend Allahu i Madhëruar në formë lavdërimi dhe nderimi në librin e Tij Fisnik, për të na mësuar që t‘i ndjekim ata në këtë lutje dhe të punojmë sipas shpalljes, me porositë e saja, duke kuptuar domethënien e lutjes, aforizmat që i ka përmbledhur me fjalë të pakta, e kuptime të mëdha.

Ata i paraprinë lujtes me një prej emrave dhe cilësive më të bukura të Allahut ‘Rabena’ O Zoti ynë. Formë e thirrores që tregon pohimin e njëshmërisë së Allahut në veprat e Tija hyjnore, që është kusht i patjetërsuseshëm për llojin e besimit që ka të bëjë me veprat e neriut, kështu që ata bashkuan mes dy llojësh të teuhidit, në mënyrë të kushtëzimt dhe kuptimit, në këtë formë lutësit ndjejnë njëshmërinë e veçantë të Allahut për krijesat e Tija më të dalluara, të cilët Ai i edukoi me butësin e Tij, kështu që ua rregulloi atyre dunjanë e ahiretin, i nxorri ata nga errësirat në dritë, e gjithë kjo përfshinë nevojën e tyre për Zotin, dhe se ata nuk janë të aftë të edukojnë veten në çdo apekt, ngaqë s’ka për ta tjëtër kush pos Allahut që i mbikqyr e i rregullon punët e tyre.

Kështu që preferohet që lutësi t’i rikujton këto kuptime të bukura të njëshmërisë hyjnore të Allahut të përgjithshme dhe të veçantë, ngase kjo ngjall përulësi e modesti, duke shijuar ëmbëlsin e lutjes, kërkimit nga Allahu, me të cilën nuk barazohet asnjë nga gjërat e dëshiruara.

Na jep të mira në këtë botë, kërkesë për çdo të mirë të kësaj bote, me pak fjalë, kështu që kjo lutje ka përmbledhur çdo mirësi që e shpreson robi, e mira e kësaj bote përfshinë çdo kërkesë të kësaj bote, si; shëndeti, shtëpisë së rehatshme, grua të bukur, furnizim të begatshëm, vepra të mira, mjet të rehatshëm, jetë të bukur, e të tjera.

Dhe në botën tjetër, e mira e botës tjetër është xheneti, ngase kush nuk e arrin xhenetin në atë ditë, është i privuar nga çdo e mirë. Xheneti është mirësia më e madhe, ku në të bëjnë pjesë; siguria nga frika e madhe në ditën e Kiametit, e lehtësimi i llogarisë. E shumë prej gjërave tjera të mira të ahiretit.

Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit, kjo nënkupton, lehtësimin e shkaqeve të shpëtimit që në dynja, duke u larguar nga haramet e mëkatet, nga gjërat e dyshimta e të ndaluara. Kjo mbrojtje njashtu nënkupton, mos’hyerje në zjarr shkak i mëkateve të tija, e më pas edhe mundësimin e tij për një ndërmjetësim. Më pas tregoi për pozitën e tyre të lartë, për vlerën e tyre të madhe, siç tregon për këtë emri dëftor ‘Ata’: “Për veprat që ata kanë punuar ka shpërblim. – Se, Allahu, i bënë llogaritë shpejt.” Bekare, 202.

Pasi që kjo lutje e bekuar është përmbledhëse e çdo lloj kuptimi të lutjes prej çështeve të dynjasë e të ahiretit, ishte prej lutjeve më të shpeshta të profetit, siç na tregoi për këtë Enesi, radijAllahu anhu.

Kështu veproi më pas Enesi, e nuk e braktiste në asnjë prej lutjeve të tija, edhe kur disa shokë i kërkuan të lutej për ta me këtë lutje, më pas u thoshte: “Nëse Allahu ua jep këto, u ka dhënë çdo të mirë”.

Kjo lutje në vete ngërthen shumë dobi, prej tyre;

  • Preferohet që pyetësi të përmbledh në lutjet e tija mes të mirave të kësa bote dhe të botës tjetër.
  • Lutësi duhet që lutjet e tija më së tepërmi t’i përkushton ahiretit, ato të kenë hise më të madhe në lutjet e tija, kështu që në këtë lutje ka dy kërkesa madhështore prej gjërave të ahiretit dhe vetëm një kërkesë prej çështjeve të dynjasë; dhe të mira në botën tjetër. Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
  • Rëndësia e lutjes me atributet veprore të Allahut na ruaj, mbështetur në fjalën e Allahut, dhe duke ndjekur kështu sunetin e profetit tonë.
  • Lutësi duhet të jetë prej njerëzve me ambicie të lartë.
  • Njeriu nuk qortohet nëse kërkon të mirat e dynjasë së bashku me ato të ahiretit.
  • Secili është nevojtar për të mirat e dynjasë dhe ahiretit.
  • Lutja më e mirë është ajo që bashkon mes dëshirës dhe frikës.
  • Rëndësia e lutjeve Kuranore, të cilat janë të mjaftueshme, e që përmbushin ço kërkesë që e shpreson njeriu për fenë, dynjanë dhe ahiretin e tij.

Përktheu; Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...