14.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

14 – O ALLAH, MË FORCO ME FJALË TË QËNDRUESHME , NË KËTË BOTË DHE NË BOTËN TJETËR

O Allah, më forco me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër

اللَّهُمَّ ثَبِّتْنِي بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ

(Allahume thebitni bil kavli eth-thebiti fil hajati dunja ve fil ahirati)

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar është nxjerrur nga fjala e Allahut: “Allahu i forcon ata që besuan, me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër”. Sureja Ibrahim, 27

Kjo lutje ka të bëjë me pyetjet që i bëhen muslimanit në varr, siç është në hadithin e Bera ibn Azib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  i cili përcjell se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur muslimani do pyetet në varr, dëshmon se nuk ka zot tjetër pos Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, kjo njëherit është fjala e Allahut “Allahu i forcon ata që besuan, me fjalë të qëndrueshme, në këtë botë dhe në botën tjetër”.”[1]

Për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur mbaronte varrimin e një xhenazeje, ndalej tek varri dhe thoshte: “Bëni istigfar për vëllain tuaj, kërkoni që të jetë i përqëndrueshëm nase ai tani pyetet”.[2]

Njashtu, kjo lutje përmban kërkimin nga Allahu për përqendrim në këtë botë kur ballafaqohemi me dyshime të udhëzohemi në bindje, kur ballafaqohemi me epshe të kemi vendosmëri të prerë për t’i dhënë përparësi asaj që e do Allahu i Madhëruar mbi epshin e nefsit e tekat e tija. E në ahiret gjatë vdekjes për t’u përqendruar në fenë islame, për një përfundim të mirë, e në varr gjatë pyetjeve të dy melaqeve për të dhënë përgjigje të sakta, kur t’i thuhet; Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është i dërguari yt?

Si kjo lutje e bekuar ka edhe shumë tjera të ngjashme, prej lutjeve të profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, që janë prej aforizmave të tija të cilat ia dhuroi Allahu, prej atyre lutjeve;

“O Allahu, unë kërkoj prej Teje kërkimin më të mirë, e lutjen më të mirë, shpëtimin më të mirë, veprën më të mirë, shpërblimin më të mirë, jetën më të mirë e vdekjen më të mirë dhe më përqendro”.[3]

Fjala e tij “më përqendro”. Është gjithëpërfshirëse, pra, kërkoi prej Allahut që ta përqendron në dynja, në varr, e në ahiret.

Sikur edhe lutja e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për Xherir ibn Abdullahun, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, “O Allah, përqendroje, dhe bëre atë të udhëzuar dhe udhëzues”.

Kështu që, kjo lutje është në pajtueshmëri me lutjet tjera profetike.

Përktheu nga gj.arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu, 4699. Muslimi, 2871.

[2] E shënon Ebu Davudi, 3223. Ahmedi, f.129. Bejhakiu 4/56. Shejh Albani e vlerësoi hadithin autentik (sahih).

[3] Shënon Hakimi 1/25, dhe e vlerësoi autentik imam Dhehebiu u pajtua me të. Bejhakiu 1/348. Taberani 23/316.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...