1. Kur robi largohet nga Allahu dhe angazhohet me mëkate i humb ditët e jetës reale të tij, ai do ta vërej humbjen e tyre në një ditë ku do të thotë; Thotë: “O, i gjori unë, sikur të isha i parapërgatitur për jetën time!” (El Fexhr; 24).
Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.55
2. Mos e nënçmo asnjë të keqe sado e vogël qoftë, ruju dhe largohu nga veprimi i saj. Dhe, mos e nënçmo asnjë punë të mirë, sado e vogël qoftë ajo, nxito dhe veproje atë. Ngase, Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kush e punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.” (Zelzele; 7-8).
Ebu Darda, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 8/597
3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ato bartin barën tuaj (të rëndë) në ndonjë vend (të largët) që ju do të arrinit atje me shumë vështirësi (me gjysmë shpirti). Vërtet, Zoti juaj është shumë Bamirës dhe shumë Mëshirues.” (Nahl; 7).
Kjo është gjendja e bartjes në dunja prej një vendi në vendin tjetër. E paramendo se sa është e rëndë gjendja e bartjes prej dunjas për në botën e amshueshme(në ahiret).
Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/10
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.” (Hixhër; 97).
Mos beso aspak se ka zemër dhe trup i cili nuk preket dhe nuk lëndohet nga fjalët e të këqija.
Dr. Abdullah Belkasim
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne i rrotullojmë zemrat e të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë.” ( El En’am; 110).
Kujt i paraqitet dhe i sqarohet haku (rruga e vërtetë) dhe ai nuk e pranon atë, i tilli dënohet me prishje të zemrës, mendjes dhe logjikës së tij.
Ibn Kajimi, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh; 1/99
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com