MËSIME DHE POROSI ISLAME (62)
- Lidhja vëllazërore duhet të jetë e sinqertë.
- Lidhja vëllazërore duhet të jetë e ndërtuar dhe shoqëruar me iman dhe devotshmëri.
- Lidhja vëllazërore duhet të jetë larg mëkateve, syefaqësisë dhe intereseva personale të dynjasë.
- Lidhja vëllazëore duhet të ndërtohet dhe mirëmbahet sipas udhëzimeve islame.
- Lidhja vëllazërore duhet të jetë e ndërtuar mbi këshillimin e njëri-tjetrit për hir të Allahut.
- Lidhje vëllazërore duhet të ndihmohet mes vete si në gëzime, ashtu edhe në hidhërime dhe vështirësi.
- Lidhje vëllazërore duhet të jetë larg bidatit dhe gjërave që janë të refuzuara në Fe.
- Lidhje vëllazërore duhet t’i kthehet Kur’anit dhe Sunetit për çdo problem, qoftë problem personal apo kuptim i çështjeve fetare.
- Lidhja vëllazëore duhet të marrë shembull tek lidhja vëllezërore e shokëve të Pejgamberit, alejhi selam.
- Lidhje vëllazërore duhet të jetë kapur fort pas Kur’anit, sunetit dhe pas ulemave të selefus salih (të parëve tanë ndershëm).
Abdullah Nasih Ulvan
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com