9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

29 – O ALLAH! KËRKOJ TË MË MBROSH NGA URIA, NGASE ËSHTË SHOQËRUESI MË I KEQ, DHE KËRKOJ TË MË MBROSH NGA TRADHTIA, NGASE ËSHTË FSHEHTËSIA MË E KEQE

O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria, ngase është shoqëruesi më i keq, dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia, ngase është fshehtësia më e keqe.[1]

 اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْجُوعِ؛ فَإِنَّهُ بِئْسَ الضَّجِيعُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخِيَانَةِ؛ فَإِنَّهَا بِئْسَتِ الْبِطَانَةُ

(Allahume ini eudhu bike minel xhu’i fe innehu bi’se ed-daxhiu. Ve eudhu bike minel khijaneti fe inmehu bi’se el-bitaneh)

Komenti i lutjes

Fjala e tij: “O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga uria.” Që është një kërkim i mbrojtjes nga dhimbjet e urisë, dhe vështirësitë e durimit në të, ngase uria e dobëson fuqinë, çrrëgullon trurin, e kështu shkakton mendime të këqija, iluzione të prishta, humb angazhimin me ibadete e vetllogarinë, shkakton nevrikosje dhe sjellej të këqija.

Fjala e tij: “ngase është shoqëruesi më i keq.” (Ed-daxhiu) domethënë: ai i cili fle me mua në të njejtin shtrat. Pasi që uria e shoqëron atë edhe në gjumë, është quajtur (ed-daxhiu).

Fjala e tij: “më i keq.” Ngase pengon që trupi të pushon.

Në këtë hadith është veçuar uria e cila e shoqëron njeriun edhe në shtrat që të tregon se qëllimi i fjalës “uri” është ajo që e shoqëron njeriun gjatë natës e ditës.

Fjala e tij: “dhe kërkoj të më mbrosh nga tradhtia.” Tradhti është: Kundërshtimi i së vërtetës duke shkelë fjalën e dhënë, në fshehtësi. E që ajo përfshinë tradhtinë që e bën njeriu ndaj njeriut, dhe përfshinë tradhtinë e robit ndaj Allahut të Madhëruar, ajo përfshinë të gjitha detyrimet fetare të cilat i urdhëroi Allahu i Lartmadhëruar. Allahu thotë: “O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini.” Surej Enfal, ajeti 27.

Fjala e tij: “ngase është fshehtësia më e keqe.” Që është e kundërta e të dukshmes, është përmëndur në formë alegorike si për gjërat e fshehta që njeriu i posedon, e pasi që tradhtia është një gjë që njeriu e fsheh dhe e mabn sekret, e nuk e shfaq, është quajtur (el-bitaneh) brendësi e fshehtësi.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] 1. E shënon Ebu Davudi me numër (1547). Nesaiu me numër (5483) ibn Maxheh me numër (3354) ibn Hibani (3/304). Hakimi (1/534). Ebu Ja’la (11/297). Abdurrezaku (10/440). Ibn Ebi Shejbeh (10/187). Shejh Albani e vlerësoi hasen-të mirë në librin e tij (Sahih Ebi Davud, 2/91)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...