RREZIKU NGA KOMPLOTET E MUNAFIKËVE

RREZIKU NGA KOMPLOTET E MUNAFIKËVE

0 2787

Vëllezër të ndëruar besimtarë!

E falënderojmë Allahun me falënderime që i kanë hije madhërisë së Tij Mëshirëplotit, të Gjithëmëshirshmit, i Cili di gjithçka, dëgjon gjithçka, i Cili na mbikëqyr kur ne jemi të zgjuar dhe kur flejmë. E falënderojmë për të gjitha begatitë që na i ka dhënë në përgjithësi dhe e falenderojmë për begatinë e islamit në veçanti. Begati me të cilën Allahu na ka dalluar nga të tjerët, na ka nxjerrur nga errësira në dritë. Begati me të cilën Allahu me mëshirën e Tij do na bënë banorë të xhenetit. Begati e cila jep begati të shumta.

Paqja dhe mëshira e Allahut dhe lavdatat e Tij qofshin për krijesën më të dashur të Allahut, Muhamed mustafanë të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botrat. Ai na tregoi gjithçka që shpie për në Xhenet dhe na tregoj gjithçka që largon nga xhehenemi.

Këto përshëndetje qofshin edhe për familjen e tij të pastër, për shokët e tij besnik, sahabët, dhe për gjithë ata besimtarë që e pasojnë rrugën e këtij pejgamberi.

Të nderuar vëllezër! Ne jetojmë në këtë dynja dhe ballafaqohemi me gjëra të ndryshme. Gjindemi para sfidave të shumta, takohemi me lloj-lloj personalitetesh, dëgjojmë opinione të ndryshme për shumë gjëra që na rrethojnë neve qofshin ato objektive apo subjektive.

Në jetën tonë dallojmë shtresa të ndryshme të njerëzve nga pikëpamjet përkatëse, por, në peshoren e imanit dallojmë tre shtresa:

  1. Besimtarë
  2. Jobesimtarë dhe
  3. Munafikë (hipokritë)

Si model të kësaj shoqërie në historinë islamë qartë e këmi modelin e Medines në kohën profetike dhe të kalifëve Rashid.

Në këtë bisedë theks të veçantë dua t’i jap shtresës së munafikëve pasiqë rreziku nga ata është vështirë të hetohet.

I dërguari i Allahut pas trembëdhjetë vitëve në Meke, emigroi për në Medine. Shoqëria medinase dallohej nga ajo mekase. Në Meke ishin dy shtresa të njerëzve nga aspekti i besimit; besimtarë: muslimanët dhe jobesimtarë: mushrikët, ndërsa, në Medine u paraqit edhe një shtresë, ata ishin munafikët.

Besimtarët ishin muslimanët që përbëheshin nga muhaxhirët dhe ensarët. Jobesimtarët ishin fiset jehude që jetonin në pjesën lindore dhe  juglindore të Medines. Munafikët ishin Abdullah ibn Seluli me parinë e tij.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me sahabët patën vështirësi dhe shqetësime të shumta nga kjo shtresë pasiqë këta nuk ishin të definuar. Gjendja e tyre ishte e fshehur. Ata e shfaqnin islamin para muslimanëve, ndërsa bashkëpunonin me jobesimtarët.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë. * E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. “ Bekare: 13, 14

Shpirtat e tyre ishin të mbushura me mllef, me urrejtje, zili dhe mendjemadhësi. Ata ishin të prirë vetëm për të bërë keq dhe trazira në shoqërinë islame. Gjëja më tragjike ishte se shtireshin se bëjnë mirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” “ Bekare: 11

Këta munafikë kanë qenë të disponuar çdo herë të veprojnë kundër muslimanëve. U rinin në pritë veprave që bënin muslimanët që ata nga këndvështrimi i tyre t’i përcjellin me kritikë dhe satirë.

Kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u nis për në një nga betejat gjegjëshit për në beni Mustalik, fis nga fiset jehude në skaj të Medines, ai deshti të merr me vete njërën nga gratë e tij. Qiti short dhe shorti i ra Aishes, radijAllahu anha. Pas mbarimit të betejës, gjatë kthimit, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me parinë e vet ushtarake ndalen të pushojnë. Kur deshtën të vashdojnë rrugën dhe nisen, Aisheja  – radijAllahu anha – vëren se e kishte humbur gjerdanin. Ndalet për ta kërkuar dhe e gjen. Kur deshti të vazhdon rrugën paria ishin larguar kështuqë ajo mbeti mbrapa pak e vonuar. Pas pak kohe arriti, por kur munafikët e panë Aishen duke ardhur dhe deven e saj po e mban për kërpeshi një nga sahabët, ata këtë rast e shfrytëzuan për qëllimet e fëlliqura të tyre. Filluan të flasin për Aishen – radijAllahu anha – se ka bërë amoralitet. Biseda e tyre u përhap pastaj edhe në Medine. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, mbeti i brengosur dhe brenga iu zmadhua, ngase atij ato ditë nuk i shpallej asgjë nga ajetet. Edhe Ebu Bekri, radijAllahu anhu, brengosej se Aisheja ishte e bija e tij, por megjithatë edhe ai nuk fliste asgjë. Aisheja – radijAllahu anha – kur kuptoi se për të po flitej një gjë e tillë u mërzit shumë dhe tërë kohën e ka kaluar duke qarë.

Pas një muaji, të dërguarit të Allahut i shpallen disa ajete nga sureja Nur ku Allahu tregon se Aisheja – radijAllahu anha – është e pastër dhe pos saj edhe të gjitha bashkëshortet e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë të pastra.

Allahu i Madhëruar së pari tregoi se kjo është shpifje, por e vërteta do të del në shesh dhe do të jetë në dobi të besimtarëve, Allahu ka thënë:

S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh. “ Nur: 11

Pastaj, në lidhje me shpifësit tha:

Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.“ Nur: 23

Ne e lusim Allahun që të na ruajë nga shpifjet e shpifësve dhe t’i ruajë familjet e besimtarëve.

Allahu thërret për në vendbanimin e paqës dhe e udhëzon kë të dojë në udhën e drejtë.

Hytbeja e dytë

Të nderuar vlëllezër!

Aisheja  – radijAllahu anha – është bashkëshortja e të dërguarit të Allahut, bija e Ebu Bekër Sidikut, radijAllahu anhu, nënë e bësimtarëve, andaj ata që shpifin për të, kanë bërë mëkat të madh.

Është për t’u çuditur me shiat se ata edhe pas zbritjes së ajeteve që dëshmojnë për pastëritinë e Aishes vazhdojnë të shpfin për të dhe ta akuzojnë për amoralitet. Ata sikur t’i thonë Allahut se këtë çështje e dinë më mirë se Allahu. Allahu i Madhëruar ka thënë se Aisheja është e pastër, kurse këta vazhdojnë me shpifje.

Allahu na ruajt nga devijimi!

Andaj, në si besimtaërë duhet të këmi kujdes shumë në këtë aspekt që t’i ruajmë gjuhët tona nga shpifjet ndaj besimatarëve dhe besimtareve.

Allahu i Madhëruar, për rastin në fjalë tha në formë të retorikës:

E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!” “ Muëminun: 12

Pra, besimtarët nuk duhet të bijnë në grackat e munafikëve kur ata sajojnë intriga dhe shpifje për besimtarët dhe besimitaret. Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët që në raste të tilla duhen të kenë qëndrim të drejtë dhe çdo herë të kenë mendim të mirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:   

E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!”  Nur: 16

Allahu i Madhëruar me këto ajete tregoi se bashkëshortet e pejgamberit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë të pastra të gjitha dhe familja e profetike është e pastër. Poashtu me këtë sprovë i nxjerri në shesh shpifjet e munafikëve.

E lusim Allahun që të na bëje besimtarë të sinqertë dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë.

Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM