HADITHI:
Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Mos polemizo me vëllain tënd, mos bën me të shaka, dhe mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin.”[1]
KOMENTI:
Ky hadith flet për ca ndalesa në raportet mes vëllezërve besmitarë, ngase besimtarët janë vëllezër si rezultat i imanit, edhe pse nuk janë vëllezër me prejardhje ata janë vëllezër në besim, për këtë i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka ndaluar në këtë hadith prej tre gjërave që e njollosin dhe lënë gjurmë negative në vëllazërinë.
E para: Tha (Mos polemizo me vëllain tënd). Sepse polemika le gjurmë tek njeriu, andaj braktise polemikën e cila nuk ka dobi, sepse shkakton gjurmë të këqija mes dy personave, dhe gjithashtu nëse polemizon me të sikur ti po e nënvlerëson atë.
E dyta: (mos bë shaka me të), ka për qëllim; mos e tepro me shaka, sepse kjo aludon në përçmim. Ndërsa shakaja e pakët e cila nuk nënvlerëson askënd, nuk ka gjë të keqe, edhe i dërguari bënte shaka, dhe nuk thoshte fjalë tjera pos se ato të vërteta.[2]
E treta: (mos i premto diç të caktuar e ta thesh premtimin). Realizimi i premtimit është prej virtyteve më të mëdha të besimtarit dhe thyerja e premtimit është prej virtyteve të hipokritëve.
Hipokriti, sikur që është përmendur në hadith: kur premton e then premtimin. Ndërsa, besimtari kur premton e mban premtimin, kështu që nëse i premton vëllait tënd diç atëherë, ji besnik në atë premtim, së pari; sepse është virtyt i besimtarëve, dhe e dyta; kjo e forcon vëllazërinë, ngase nëse e then premtimin ai në vete do të krijon një mendim për ty. Andaj, mosmbajtja e premtimit është e urryer, sidomos nëse është mes besimtarëve.
Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan
HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)
HADITHI I TRIDHJETË E DY
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Tirmidhiu me numër (1995) Shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (el Xhamiu es Sagir, me numër 6274).
[2] Ndoshta dijetari i njohur, Allahu e ruajttë, ka për qëllim hadithin që e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: disa thanë: “O i dërguari i Allahut! Ti po bën shaka me ne. Tha: “Unë nuk them gjë tjetër përpos se të vërtetës…” E shënon Tirmidhiu (1990) Ahmedi në (Musned-in e tij, 2/360). Buhariu në (Edeb el Mufred, me numër 265).