23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

SUNETE TË HARRUARA NË RAMAZAN

  1. Shpejtimi i çeljes së iftarit në çastet kur perëndon dielli. I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit të mbesin në mirësi, nëse e shpejtojnë çeljen e iftarit.” (Mutefekun alejhi ).

Pra, do të mbesin në mirësi, nëse bëjnë gjithnjë iftar qysh në fillimin e hyrjes së iftarit, pra, me rastin e perëndimit të diellit.

  1. Çelja e iftarit me hurma të njoma, ose hurma të tjera ose me ujë. Pra, iftari nuk preferohet të çelet me pije të ndryshme, por me hurma ose nëse nuk posedojmë hurma, çelja e iftarit bëhet me ujë.

Enesi, radijAllahu anhu, transmeton se i dërguari, i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka çelë iftarin para se të falte namazin e akshamit me hurma të njoma, nëse nuk ka pasur të njoma, ka bërë iftarin me hurma të ndryshme, e nëse nuk kishte hurma, atëherë e çelte iftarin me ca gëllënka ujë.” (Tirmidhiu, Albani thotë se hadithi është i saktë).

  1. Falja e kohës së namazit të akshamit, menjëherë pas çeljes së iftarit. Për fat të keq, shumë prej grave e vanojnë faljen e namazit të akshamit dhe e falin disa minuta para hyrjes së namazit të jacisë, duke u marrur me pastrimin dhe larjen e enëve dhe gotave pas ngrënies së ushqimit. Pra, namazi së pari duhet të falet e pastaj të lahen dhe pastrohen gjërat tjera.
  2. Lutja para çeljes së iftarit; Pra, shfrytëzoje këtë kohë të begatshme duke iu lutur Allahun me lutje të ndryshme.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë agjëruesit nuk i refuzohet lutja të cilën e bën në kohën e iftarit.” [Ibën Maxheh, Albani thotë se hadithi është hasen (i mirë)].

Transmeton Ibën Omeri, radijAllahu anhuma, se kur çelte iftarin pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, thoshte; “Kaloi etja, u lagën venët dhe u arrit shpërblimi inshAllah.” (Ebu Davudi, Albani thotë se hadithi është i saktë).

  1. Fjetja menjëherë pas namazit të teravisë.
  2. Shpeshtimi i kryerjes së adhurimeve të ndryshme, siç janë; Leximi i Kur’anit, shpeshtimi i lutjeve, dhikrit, namazeve vullnetare, lëmoshës, etj.
  3. Kujdesi për ngritjen në syfyr dhe vonimin e ngrënies së tij; I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo që e dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librit është ngrënia e syfyrit.” (Muslimi).

Njashtu, i dërguari i Allahut e vanonte ngrënien e syfyrit, mes syfyrit dhe faljes së namazit të sabahut, pejgamberi alejhi selam lënte hapsirë aq sa t’i lexon njeriu pesëdhjetë ajete nga Kur’ani Famëlartë.

Po e përmbullim me një hadith, ku i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, thotë; “Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërjmetsojnë për robin e Allahut në ditën e gjykimit. Agjërimi, thotë; O Zot, ia ndalova ushqimin dhe dëfrimet (eshpore), ma mundësoj të ndêrmjetsoj për të. Kur’ani, thotë; O Zot, ia largova natën gjumin, andaj ma mundëso të ndërmjetsoj për të. Tha; Dhe do të ndërjmetsojnë (Agjêrimi dhe Kur’ani) për të.” (Ahmedi, Albani thotë se hadithi është i saktë).

Dr. Ahmed el Mezid

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...