FRIKA NGA DËNIMI I ALLAHUT!

FRIKA NGA DËNIMI I ALLAHUT!

0 1960

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Pejgamberi,- alejhi selam!,- e mbajti një hutbe që kurrë më parë nuk kam ndëgjuar hutbe të tillë, ku tha: “Po të dinit ju atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë. Atëherë shokë e Muhamedit,- alejhi selam!,- i mbuluan kokat e tyre dhe u ndëgjua një pëshpëritje. Në një transmetim qëndron kështu: i arriti një lajm pejgamberit,- alejhi selam!,- prej shokëve të vet, e ai tha: “Mu shfaqën xheneti dhe xhehenemi dhe nuk kam parë më parë sikur sot kaq gjëra të mira dhe kaq të këqija. Sikur ta dinit atë që e di unë pak do kishit qeshur e  do kishit qarë shumë. Shokët e pejgamberit alejhi selam nuk përjetuan ndonjë ditë më të vështirë se kjo, ata i ulën kokat e tyre dhe u ndëgjua një pëshpëritje nga ta (qanin).”

(Shënuan; Buhariu dhe Tirmidhiu).

Kuptimi i hadithit: Po ta dinit atë që e di unë nga madhështia e Allahut dhe ndëshkimi i atyre që bëjnë mëkate do të kishte zgjatur qarja, mërzija dhe frika juaj nga ajo që do vjen dhe nuk do të qeshnit aspak .

Shejh Ahmed Ferid

Përkthim: Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM