22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 104

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe idhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve.” (En’am; 122).

Imam Ahmedi, rahimehullah, duke folur për dijetarët, ai tha; “Dijetarët i ringjallin njerëzit e vdekur me librin e Allahut (i nxjerrin nga errësira në dritë) dhe me dritën e Allahut ua largojnë verbërin njerëzve të devijuar.”

Ngase përmes jetës i nxjerr njerëzit nga vdekja (edhe pse ecin të gjallë por nëse nuk besojnë Allahun janë sikurse të vdekur) dhe përmes dritës i nxjerrin njerëzit nga errësira e injorancës. Dhe kështu bëhen njerëzit të ditur, të gjallë, që ecin dhe që flasin drejtë dhe mirë.

Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 18/310

2. Fryti i vahjit (shpalljes) është Kurani dhe Suneti! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” (Ahzab; 50).

Pasuesi dhe ndjekësi i vahjit është ai që sheh (sipas Kuranit), kurse ai që nuk pason vahjin llogaritet i verbër (edhe pse ndoshta sheh në këtë dunja).

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.” (Ahzab; 70).

Nuk kam pa diçka që e humb më së shumti burrërin, që sjell shumë të këqija dhe që e shkatërron dhe e zhdukë devotshmërinë se sa gjuha e atij që ofendon!

Muhamed el Gazali El Muhavirul Hamse, fq.209

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.” (Sebe’: 39).

Kush e llogarit dhe e ka në mendje se Allahu do t’ia kompenzon lëmoshën(sadakan) e dhënë, do t’i lehtësohet dhënia e sadakasë më shumë, pa mar parasysh i ka rendet shumë për dhënien e lëmoshës apo jo, ose qoftë i kompenzohet shpejtë ajo dhënie apo më vonë nga Allahu.

El Iz Ibn Abduselam Shexheretul Mearif Vel Ahval; fq.179

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre.” (Sebe’; 20).

Ke kujdes mos të jesh prej tyre që shejtani të ketë mendim të mirë për të.

Dr. Abdurrahman Esh Shihrij

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...