EDUKATA E NAMAZIT TË NATËS

EDUKATA E NAMAZIT TË NATËS

0 1412

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se ka thënë; I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem! , ka thënë;

رَحِمَ اللَّهُ رَجُلا قَامَ مِنَ اللَّيْلِ فَصَلَّى وَأَيْقَظَ امْرَأَتَهُ ، فَإِنْ أَبَتْ نَضَحَ فِي وَجْهِهَا الْمَاءَ ، رَحِمَ اللَّهُ امْرَأَةً قَامَتْ مِنَ اللَّيْلِ وَصَلَّتْ وَأَيْقَظَتْ زَوْجَهَا ، فَإِنْ أَبَى نَضَحَتْ فِي وَجْهِهِ الْمَاءَ

“Allahu e mëshiroftë njeriun i cili zgjohet natën dhe fal namaz, e zgjon dhe gruan e tij. E nëse ajo nuk zgjohet, i hedh asaj pak ujë në fytyrë. Gjithashtu, Allahu e mëshiroftë gruan e cila zgjohet natën dhe fal namaz, e zgjon edhe burrin e saj. E nëse ai nuk zgjohet, ajo i hedh pak ujë në fytyrën e tij (në mënyrë që të zgjohet edhe ai të falë namaz nate).”

Ebu Davudi; 1308. Hadithin e ka saktësuar Hafidh Neveviu, Shejh Albani dhe shejh Shuajb Arnauti, Allahu i mëshiroftë të gjithë.

Disa dobi nga hadithi;

1. Vlera e namazit të natës.

2. Lejohet të lutemi edhe për të gjallin ashtu siç lutemi për të vdekurin duke thënë; Allahu e mëshiroftë.

3. Bashkpunimi në mbarësi dhe devotshmëri mes bashkëshortëve, si në namazet farze ashtu edhe në ato vullnetare.

4. Bashkëshortët duhet të jetojnë një jetë me mirëkuptim dhe lumturi.

5. Pra, mirësia e Allahut nuk e veçon vetëm burrin, ka mundësi që gruaja të jetë më e kujsesshme për namazin e natës.

6. Lejohet dhe pëlqehet të zgjohen nga gjumi edhe familjarët për faljen e namazit të natës, qoftë falje e vetëm dy rekate namaz.

7. Edukata gjatë zgjimit të të tjerëve për faljen e namazit të natës.

8. Ai që i zgjon edhe familjarët e tjerë për namaz nate, i tilli meriton shpërblime të mëdha dunja dhe ahiret.

9. Falja e namazit të natës falet vetëm në një pjesë të natës (pëlqehet ky veprim), duke pasur parasysh ngritjen e faljes së namazit të sabahut.

10. Ai cili zgjon të tjerët për namaz nate, e meriton mëshirën e Allahut.

11. Nëse njëri prej bashkëshortëve është dembel ndaj këtij Suneti, atëherë duhet pasur kujdesë mënyra e zgjimit për faljen e këtij namazi dhe sjellja e mirë, qoftë në fjalë apo në vepra.

12. Është cekur hedhja e ujit në fytyrë, ngase ajo është pjesë e ndishme dhe njëherit hedhja e ujit në fytyrë largon edhe gjumin dhe dembelin.

Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni

Kontrolloi; Vehid Ibn Abduselam Bali

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM