22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 107

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.” (Ahzab; 58).

Disa njerëz nënçmohen e disa prej tyre ju ulet pozita dhe vlera si shkak i shtetit, qytetit, fshatit, prejardhjes së tij ose si shkak i fizionomisë apo ngjyrës së tij, edhe pse e dimë shumë mirë se ato gjëra i janë dhënë pa dëshirën apo zgjedhjen e tij, e atëherë përse nënçmohen dhe u ulet vlera e pozita për diçka që ata nuk e kanë në dorën e tyre të zgjedhin!?

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” (Sexhdeh: 17).

Kjo është ëmbëlsia e këtij lajmi Kuranorë, e paramendone se çfarë ëmbëlsie dhe kënaqësie do të jetë kur t’i shohim këto të mira para vetes kur të dalim para Allahut!?

Dr. Adil ez Zerkij

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata vëllezërve të vet u thonin: “Ejani me ne!” (Ahzab; 18).

Ai i cili është i sinqertë me Allahun nuk mund ta mundin atë tinxarët dhe të humburit, shiko se sa bukur Allahu ua bënë me dije tinxarëve se Ai sheh dhe Di çdo gjë. Atij nuk mund t’i ikë apo fshihet asgjë.

Su’ud esh Shurejm (Imam në Qabe)

4. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; “Nuk ka anjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).” (Hudë; 6).

Nëse furnizimi (rizku) yt është në pronësi të Zotit tënd Bujarë, atëherë pse kjo mërzi dhe ky ngushtim i gjoksitë tënd.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “(Firaoni, tha): Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi juve magjinë(sihrin).” (Ta’ha; 71).

Firaoni u tha atyre kështu në mënyrë që ta mbroj pushtetin e tij dhe ta fsheh dobësinë e tij dhe injorancën e tij, ashtu siç lajmroi Allahu, në Kur’an; فَاسْتَخَفَّ قَوْمَهُ فَأَطَاعُوهُ ” Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan.” (Zuhruf: 54).

Tefsir Ibn Kethir; 3/458

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...