HAFIDH IBËN ADIJ! – BIOGRAFI E SHKURTËR

HAFIDH IBËN ADIJ! – BIOGRAFI E SHKURTËR

0 2321
  1. Emri i tij: Ebu Ahmed Abdullah Ibën Adij Ibën Abdullah el Xhurxhani. (Mu’xhemul Buldan: 2/121).
  2. Lindja e tij: Hafidh Ibën Adij lindi në Xhurxhan në vitin 277 Hixhrij. (Tarih Xhurxhan: 266).

Ibën Adij filloi të mësonte shkencën e hadithit në moshën 13 vjeçare në fshatin e tij, tek mexhliset e diturisë së babait të tij. (Sijeru A’lami en Nubelai: 16/154).

Më pas udhëtoi për në Sham, Irak, Egjipt dhe vende tjera drejt kërkimit të diturisë. (Tedhkiretul Hufadh: 3/941).

Ibën Adij kishte tre djem: Adijin, Mensurin dhe Ebu Zur’an. Djemt e tij e mësuan shkencën e hadithit nga babai i tyre Ibën Adij. (Tarih Xhurxhan: 267).

  1. Mësuesit e tij më të njohur: Nesaiu, Ibën Huzejme dhe Begaviu, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Sijeru A’lami en Nubelai: 14/366).
  2. Nxënësit e tij më të njohur: Ebu Seid el Malini, Hamza Ibën Jusuf es Sehmij, Ahmed Ibën Muhamed Isfirajini, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. (Sijeru A’lami en Nubelai: 14/366).
  3. Akideja e tij: Hafidh Ibën Adij kishte Akiden e pastër Selefije, dhe ua tërhiqte njerëzve vërejtjen nga bidatet e shijave, Kaderive dhe Murxhive. (El Kamil: 5/1816).
  4. Medh’hebi i tij: Nuk ndjekte ndonjërin nga medh’hebet, pasonte argumentin (Kur’anin dhe Hadithin).
  5. Fjalët e dijetarëve islam për të:

Sehmij, thotë: “Hafidh Ibën Adij, ishte hafiz dhe nuk kishte të ngjajshëm me të (në hifz) në kohën e tij.” (Tarih Xhurxhan: 267)

Ebu Ja’la, thotë: “Hafizi dhe hoxha i nderuar i hadithit.” (El Irshad: 2/794).

Dhehebiu, thotë: “Imami, hafizi , i veçanti i kohës së tij.” (Et Tedhkire: 3/940)

  1. Librat e tij më të njohur: 1. Kamil Fi Duafa Err Rixhal. 2. Usami Men Reua Anhum el Buhari Fi Sahihihi. 3. Esma es Sahabe. 4. Musned Hadith Malik Ibën Enes. (Tarih Xhurxhan: 124).
  2. Vdekja e tij: Hafidh Ibën Adij, Allahu e mëshiroftë, vdiq në Xhurxhan më vitin 365Hixhrij. (Tarih Xhurxhan: 266).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani