RASTET KUR PËRDORET “BESMELEJA”

RASTET KUR PËRDORET “BESMELEJA”

0 1925

1 – Gjatë marrjes së abdesit:

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë :

(لا صلاة لمن لا وضوء له و لا وضوء لمن لم يذكر اسم الله عليه )

“Nuk ka namaz ai që nuk ka avdes dhe s’ka avdes ai që nuk e përmendë emrin e Allahut në të (avdesin).

Tra. Ahmedi dhe autorët e suneneve, përpos Nesaiut. Ibn Kethiri ka thënë se është hadith hasen (i mirë).

2 – Gjatë therjes (së kafshës – kurbanit) dhe gjatë gjuetisë:

Allahu i Madhëruar ka thënë:

وَلَا تَأۡكُلُواْ مِمَّا لَمۡ يُذۡكَرِ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسۡق)١)

“Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat …“ El-Enam: 121.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

(فَكُلُواْ مِمَّآ أَمۡسَكۡنَ عَلَيۡكُمۡ وَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِۖ)

“… Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e Allahut …“ El-Maide: 4.

“Adij ibn Hatim Et-Tai e ka pyetur të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem) për dispozitën e gjuetisë me qej kur e has qenin e tij të gjuestisë me qen tjetër dhe nuk e di se cili prej tyre e ka mbytur i ka thënë: Mos e ha! Ti e ke thënë besmelen për qenin tënd, ndërsa nuk e ke thënë për qenin tjetër.“ Mutefekun alejhi.

3 – Gjatë fillimit të ngrënies dhe pirjes:

Omer ibn Ebi Seleme ka thënë: Kam qenë shërbëtor në shtëpinë e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve selem) dhe dora ime shtrihej në pjatë, e më tha:

(يا غلام ! سم الله و كل بيمينك و كل مما يليك )

“O djalosh, bëj bismil-lah, ha me të djathtën dhe ha atë që e ke para teje!” Mutefekun alejhi.

4 – Gjatë rukjes, në rast dhimbjeje dhe sëmundje:

Othman ibn Ebi El-As Et-Thekafi është ankuar te i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) për një dhimbje që e ndiente në trupin e tij prej kur është bërë musliman, e i dërguari i Allahut i ka thënë: vëndoje dorën në vendin ku të dhemb dhe thuaj tre herë:

(بسم الله)

bismil-lah”

(Në emër të Allahut)

dhe thuaj shtatë herë:

(أعوذ بالله و قدرته من شر ما أجد و أحاذر)

“eudhu bil-lahi ve kudretihi min sheri ma exhidu ve uhadhiru “

(Kërkoj mbrojtje te Allahu dhe fuqia e tij nga dëmi  asaj që e ndjej dhe nga ajo që më kanoset). Tra. Muslimi dhe tjerë.

Përcillet nga Ebu Said El-Hudri se Xhibrili ka ardhur te i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) dhe i ka thënë: O Muhamed, a je ankuar? Tha: Po. Tha:

(بسم الله أرقيك من كل شيء يؤذيك من شرّ كل نفس أو عين حاسد ٍ الله يشفيك بسم الله أرقيك )

(bismil-lahi urkike, min kul-li shejin juëdhike, min sheri kul-li nefsin eu ajnin hasidin, Allahu jeshfike, bismil-lahi urkike)

“Në emër të Allahut të yshti, nga çdo gjë që të pengon (shqetëson), nga çdo shpirt, apo sy ziliqar.” Tra. Muslimi.

5 – Gjatë hyrjes në xhami dhe daljes prej saj:

Përcillet nga Enesi (radijAllahu anhu) se ka thënë: I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur ka hyrë në xhami, ka thënë:

(بسم الله اللهم صل على محمد اللهم افتح لي أبوب رحمتك )

(bismil-lah All-llahumme sal-li ala Muhamedin, All-llahummef-tah li ebvabe rahmetike)

“Në emër të Allahut, O Allah, ngrite Muhamedin në pozita të larta, o Allah, mi hap mua dyert e qiellit!”

… ndërda kur ka dalur, ka thënë:

(بسم الله اللهم صل على محمد اللهم افتح لي أبوب فضلك )

(bismil-lah All-llahumme sal-li ala Muhamedin, All-llahummef-tah li ebvabe fadlike)

“Në emër të Allahut, O Allah, ngrite Muhamedin në pozita të larta, o Allah, mi hap mua dyert e pëlqimit Tënd!”

6 – Para marrëdhënieve intime me bashkëshorten:

Përcillet nga Ibn Abasi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: Kur të dëshiron ndonjëri prej jush të ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, e thotë:

(bismil-lah, All-llahumme xhennibnash-shejtan ve xhennibish-shejtane mimma rezektena)

“Në emër të Allahut, o Allah, na i largo shejtanin dhe na e largo shejtanin nga ajo që na furnizon!”

Nëse ndodh që të caktohet (kader) që mes tyre të ketë fëmijë në këtë, nuk do ta dëmtojë kurrë shejtani. Mutefekun alejhi.

7 – Çdo herë kur gdhihet dhe ngryset:

Përcillet nga Uthman ibn Afani se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

Çdo rob që thotë në mëngjësin e çdo dite dhe mbrëmjen e çdo nate:

(بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض و لا في السماء و هو السميع العليم)

(Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru measmihi shej-un fil-erdi ve la fis-sema ve huves-semiul-alim)

“Në emër të Atij të cilit nuk bëhet dëm me emrin e Tij asgjë në tokë dhe as në qiell dhe Ai është që ndëgjon çdo gjë dhe di gjithçka.” Tra. Ebu Davudi, Tirmidhiu, Hakimi dhe e ka vlerësuar me gradën sahih, ndërsa Dhehebiu është pajtuar me të.

8 – Shprehja e besmeles në raste (vende) të ndryshme të shtëpisë:

Përcillet nga Xhabir ibn Abdullah se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Kur të bjen nata, apo kur të ngrysë, ndalni (brenda) fëmijët mbyllni dyert, e kur të kalojë një çast nga ajo, atëherë lironi, përmendeni emrin e Allahut, se shejtani nuk e hapë derën e mbyllur, mbyllni caliqet dhe përmendeni emrin e Allahut, mbuloni enët e juaja përmendeni emrin e Allahut po në qoftëse edhe me ndonjë gjë dhe fikni llambat (dritat).“ Mutefekun alejhi.

9 – Gjatë daljes nga shtëpia dhe gjatë hyrjes në të:

Përcillet nga Enes ibn Malik (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur ka dalur nga shtëpia, ka thënë:

( بسم الله توكلت على الله لا حول و لا قوة إلا بالله )

(bismil-lahi, tevekkeltu alAlla-llah, la haule ve la kuvvete il-la bil-lah.)

(në emër të Allahut, i mbështem Allahut, nuk ka lëvizje dhe as forcë, përpos me lejen e Allahut)

Pastaj i thuhet: je udhëzuar, i mjaftuar dhe i mbrojtur si dhe mënjanohen nga ai shejtanët. Tra. Ebu Davudi.

Përcillet nga Xhabir ibn Abdullah se e ka ndëgjuar të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve selem) duke thënë:

(إذا دخل الرجل بيته فذكر اسم الله تعالى حين يدخل و حين يطعم قال الشيطان:لا مبيت لكم و لا عشاء هاهنا و إن دخل فلم يذكر اسم الله عند دخوله قال الشيطان:أدركتم المبيت و إن لم يذكر اسم الله عند مطعمه قال :أدركتم المبيت و العشاء)

“Kur të hyjë njeriu në shtëpi dhe e përmend emrin e Allahut të Madhëruar gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: këtu nuk keni bujti dhe as darkë, e nëse hyn dhe nuk e përmend emrin e Allahut në hyrje, shejtani thotë: e keni gjëtur bujtinë dhe nëse nuk e përmendë emrin e Allahut në ngrënie, thotë: e këni gjetur bujtinë dhe darkën.”   

10 – Gjatë hipjes në kafshë, veturë, avion dhe ngjajshëm:

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur ka hipur në kafshën e tij ka thënë:

(بسم الله، الحمد لله، سُبْحانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ، وَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ…)

(Bismil-lah, el-hamdu lil-lah, subhanel-ledhi sehhare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinin, ve inna ila rabbina lemunkalebun.)

“Në emër të Allahut, falenderimi i takon Allahut.“ Tra. Muslimi.

11 – Besmeleja “bismil-lahir-rahmanir-rahim” përmendet e plotë në dy raste:

Gjatë leximit në fillim të sureve qoftë ajo në namaz, apo jashtë namazit.

Gjatë shkrimit të letrave.

Argument është thënia e Allahut të Madhëruar:

(إِنَّهُۥ مِن سُلَيۡمَٰنَ وَإِنَّهُۥ  بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ)

Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim!) “ En-Nemël: 30

Edhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) kur e ka filluar shkrimin e letrës që ia dërgoi Haraklit mbretit të Bizantit:

“Bismil-lahir-Rrahmanir-Rrahim, prej Muhamedit të dërguarit të Allahut deri te madhështori i romakëve, paqa qoftë për atë që e pason udhëzimin, dorëzohu (pranoe islamin), do të shpëtosh, Allahu do ta jep shpërblimin dyfish.”

Hoxhë Ali Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 591