22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 110

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kush iu përmbahet dispozitave të Allahut (bëhet i devotshëm), atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare.” (Talak; 2-3).

Secili që mediton vendet në të cilat është cekur devotshmëria në Kuran dhe Sunet e vëren se devotshmëria sjell dobi e mirësi në dunja dhe ahiret si dhe është çelës i dyerve dhe rrugëve të mbyllura të hajrit(mirësisë). Kurse, shumë fatëkeqësi, dënime dhe sprova na kaplojnë si pasoj e humbjes së devotshmërisë në tërësi apo humbja e vetëm një pjese të saj.

Shejh Ibn Bazi, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava ve mekalat el muteneviah; 2/283

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kush iu përmbahet dispozitave të Allahut(bëhet i devotshëm), të tillit Allahu i hap rrugë atij. ” (Talak; 2).

Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë; “Rrugëdalja dhe zgjidhja duhet ditur se është vetëm prej Allahut dhe se Allahu është Ai që dhuron, Ai që ndalon e privon, Ai që sprovon, Ai që dhuron rahatllëk dhe Ai që e largon sprovën dhe fatëkeqësinë.

Fet’hul Kadir; 5/340

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E kush iu përmbahet dispozitave të Allahut(bëhet i devotshëm), të tillit Allahu i hap rrugë atij. ” (Talak; 2).

Shejh Uthejmini, rahimehullah, ka thënë; “Nëse e vëren se çështjet tua po të lehtësohen dhe kryhen lehtë dhe se Allahu po të dhuron mirësi nga as që ta merr mendja se mund të vi nga andej, nuk ka dyshim se ky është përgëzim i përshpejtuar për ty nga Allahu. Nëse e vëren të kundërtën e kësaj që e ceka më lartë, atëherë kthehu korigjoje dhe përmisoje vetën tënde, ngase ke rënë në sprovë ose fatëkeqësi. Kurse, vetëmashtrim dhe rrugë drejtë shkatërrimit është kur Allahu i jep robit mirësi një pas një por ai ende qëndron stoik në kryerjen e mëkateve (kryen mëkate vazhdimishtë dhe nuk pendohet prej tyre).

Shejh Uthejmini, rahimehullah Ta’lik ala kavaid el hasan; fq.53

4. Ibn Abasi, radijAllahu anhu, ka thënë; “Allahu, xhele ue ala, e ruan pasuesin e Kuranit nga devijimi në dynja dhe dështimi në ahiret (botën tjetër). Ai, xhele ue ala, ka thënë; “Kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në botën tjetër)”. (Ta’ha; 123)

Pra, pasuesi i Kuranit nuk do devijoj në dunja dhe nuk do jetë i dështuar dhe i mjeruar në botën tjetër.”

Tefsir Ibn Ebi Hatim; 9/304.

5. Sufjan Ibn Ujejne, rahimehullah, në tefsirin e këtij ajeti Kur’anorë; “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm.”

Tha(Ibn Ujejne); Kur ata u kapën për gjërat kryesore u bënë prijësa.”

Disa nga dijetarë kanë thënë; “Me sabër dhe bindje arrihet qëndrueshmëria në Fe.”

Tefsir Ibn Kethir; 6/372

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...