16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

TË PËRGËZUARIT ME XHENET – 01 – EBU BEKËR ES-SIDIK

Kur flasim për sahabët e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), i pari që na vjen në mendjen tonë prej tyre është Ebu Bekër Es-Sidik (Allahu qoftë i kënaqur me tël,  dhe nuk ka dyshim se ai është shoqëruesi më i madh me konsensusin (pajtimin) e muslimanëve dhe Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem). Ai ishte i pari nga muslimanët ditën e emigrimit (hixhretit), ishte i besueshëm kur ai u zhgënjye nga njerëzit më të afërt të familjes së tij dhe ai është prijësi i parë i muslimanëve pas vdekjes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem).

Ai njihej me nofkët “Es-Sidik” (Besniku), për shkak se besonte në të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), dhe në gjithçcka që ai thoshte, si dhe në shpalljen e tij, ashtu siç është edhe në historinë e Israsë dhe Miraxhit. Andaj, është obligim i yni – që të gjithë ne si muslimanë – të marrim nga personaliteti i këtij sahabiu të madh dhe të lexojmë rreth historisë së tij që ta kuptojmë besnikërinë e tij dhe pozitën e madhe që e ka ai në Islam.

PREJARDHJA E TIJ

Ai është Abdullah ibën Othman ibën Amir ibën Amri ibën Ke’ab ibën Sead ibën Tejm ibën Murreh ibën Ke’ab ibën Lu’je ibën ibën Galib ibën Kureshij Et-Tejmij, kjo është prejardhja e ndershme e këtij sahabiu të madh (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ‘Ebu Bekër’ është nofka e tij që tregon statusin e lartë të tij si dhe pozitën dhe prejardhjen e ndershme të tij, për shkak se fjala ‘El-Bekër” ka kuptimin diçka madhështorë në mesin e arabëve.

ARSYEJA PËR T’U QUAJTUR ‘ES-SIDIK’ (BESNIKU)

Arsyeja për emërtimin me këtë nofkë është për shkak të madhështisë së besimit të tij në të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), duke përfshirë këtu edhe historinë e Israsë së të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja) në Xhaminë El-Aksa (Kuds), në periudhën kur shumica e njerëzve gënjenin e ai ishte nga ata që i besuan atij, (salAllahu alejhi ve sel-lem), pa hezitim, e kështu duhet të jetë shoku.

BASHKËSHORTET E SIDIKUT (BESNIKUT) DHE PASARDHËSIT E TIJ

Ai, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), u martua me katër gra dhe i kishte tre vajza. Gratë e tij ishin: Kutejleh bint Abduluzze, Umu Ru’man bint Amir bint Uvejmir, Esma bint Umejs dhe Habibeh bint Harixheh, (Allahu qoftë i kënaqur prej gjithë atyre). Ndërsa vazjat e tij ishin: Esma, Aishe dhe Umu Kulthum, (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

ISLAMI DHE EBU BEKËR ES-SIDIK, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ

Ishte ai, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), që para se t’i përfundonte misioni të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), vazhdimisht meditonte rreth asaj që ka krijuar Allahu, duke u thelluar në mendime dhe koncentrim, duke u informuar rreth ligjeve të popujve të mëparshëm, si të krishterët po edhe hebrenjtë, i ka dëgjuar ata dhe ndejat e tyre. Ai ishte që posedonte dituri ashtu siç ishte i afërt me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), dhe ishte shok me të. Kur Allahu e dërgoi Pejgamberin e Tij, (salAllahu alejhi ve sel-lem) me mesazhin e Tij, ishte Ebu Bekëri, (Allahu qoftë i kënaqur me të), i pari nga burrat që i besuan.

VDEKJA E TIJ

Ai, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), vdiq në vitin e 13 hixhrij, ndërsa mosha e tij ishte 63 vjet, aq sa ka qenë edhe mosha e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem).

Shkroi: Murad Esh-Shevabikeh

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...