22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 111

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E, sikur të shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre.” (Sexhdeh; 12).

Pra, sikur ta shihje gjendjen e tyre, do të merrje mësime dhe do të shihje qudira. Ibn Xheuzi, rahimehullah Zadul Mesir; 5/115

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” (Sexhdeh; 17).

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë; “Për njerëzit që fshehin kryerjen e veprave të mira(i bëjnë vetëm për hir të Allahut) nga të tjerët, për ta ka përgatitur Allahu gjëra që as syri si ka parë ndonjëher ato dhe as zemra e ndonjë njeriut sësht kënaqur ndonjëher në atë mënyrë.”

Tefsir Ibn Kethir; 6/365

3. Kush mendon se edukata ndalet në ndonjë mosh të caktuar, i tilli ka gabuar. Ngase, edukata vazhdon dhe është e pandashme derisa të frymoj njeriu në këtë jetë. Kurani na ka lajmëruar se dijetarët nuk e kanë arritur imamllëkun (udhëheqsinë, u bënë prijësa tê njerëzve në çështjet e Fesë ) e tyre në fe derisa u sprovuan; “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.” (Sexhdeh; 24).

Dr. AbdulKerim Bekar Besire Fi Terbijetil Usre; fq.175

4. Një njeri i thjeshtë në fshatin tim është prej një grupi të devijuar (rafidi-shi’ij) të cilët i ofendojnë sahabët (shokët e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem) dhe nënat e besimtarëve (gratë e pejgamberit, salallahu alejhi ue selem). Mirëpo, duke lexuar Kuran, arriti tek fjala e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre.” (Ahzab; 6). U ndal tek pjesa e ajetit; “ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre.” Nga natyrshmëria e tij njerëzore, tha; Si i ofendojmë nënat e tona, nëse pretendojmë se jemi musliman!? Pra, u bë sebeb ky ajet Kuranorë dhe ai u kthye nga grupi i devijuar tek grupi i shpëtuar (Ehli Suneti dhe Xhemati).

Adil Muavede

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf; 67).

Shtoni sa më shumë shokët e juaj besimtarë (të devotshëm dhe të sinqertë), ngase besimtari i cili hyn në xhenet do të ndërmjetësoj për ndonjë të afërm të tij dhe ndonjë shokë të tij. Kur ta shohin këtë skenë të ndërmjetësimit jobesimtarët, do të thonë; “E tash për ne nuk ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë.” (Shuara; 100-101).

Hasan el Basriu, rahimehullah Tefsir Meanil Kuran, të Nuhasit; 6/212

Nga arabishtja ; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...