7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

TË PËRGËZUARIT ME XHENET – 02 – OMER IBN HATTABI

Historia e biografisë islame ka shkrime të shumë prej shokëve të Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem), që kishin pozicionet e tyre, si dhe shënimet e tyre për arritjet dhe sakrificat e plota në përkrahjen e paqes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem) dhe fjalën e fesë, dhe në krye të këtyre shokëve ishin kalifët e drejtë, (Allahu qoftë i kënaqur me ta), dhe u shfaq në mesin e tyre Omer ibn HATTABi, i njohur me nofkën Faruku, (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ishte një udhëheqës i shquar dhe i drejtë, thuaj se nuk ka udhëheqës të tillë në historinë njerëzore si nga periudha e kaluar po edhe nga ajo moderne. Cila është biografia e Farukut, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)?

LINDJA E OMER IBN HATTABIT

Omer ibn Hattabi, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ka lindur në Mekë, në vitin 590, afërsisht trembëdhjetë vite pas lindjes së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem). Prejardhja e tij është nga Beni Udej ibn Ka’b, i cili është Adevi Kurejshi.

SI NJIHEJ OMERI NË KOHËN E INJORANCËS?

Omeri, (Allahu qoftë i kënaqur me të), në kohën e injorancës ka qenë i njohur si kalorës dhe i guximshëm në dyluftim. Ai e donte mundjen, hedhjen me shigjetë (nga harku), flokët, kalërimin , ai gjithashtu mësoi të lexonte dhe të shkruante dhe ishte i aftë në të.

OMERI DHE THIRRJA ISLAME

Omeri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), e refuzoi thirrjen islame në fillim dhe ai ishtë njëri ndër njerëzit dhe pabesimtarët më të vështirë. Madje transmetohet se ai kishte një robëreshë të cilën e kishte torturuar deri sa ajo është kthyer në fenë e mëparshme të saj dhe e la atë me mallkim. Kur erdhi dhe e pa se çfarë kishte ndodhur me hallën e Ebu Xhehlit, me mashtrimin dhe ndëshkimin nga Hamzan, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), vendosi që të shkojë dhe ta mbyte të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem). Kur hyri aty e pa Pejgamberin (salAllahu alejhi vel-lem), se si ua ndante fenë atyre dhe ua përshtatke shkaqet për të ecur në rrugën e tij. Një burrë nga Beni Udejj i dha atij një paralajmërim për këtë dhe i tregoi atij për besimin e motrës së tij Fatimes dhe të shoqit të saj Said ibn Zejd me mesazhin për ta bërë Omerin të zemëruar dhe kur shkoi në shtëpinë e motrës së tij dhe me të hyrë në të, e gjeti sahabiun Hababin, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), duke ua mësuar atyre Kur’anin. Omeri e rrahu motrën dhe bashkëshortin e saj. Pastaj, në një moment të caktuar, Omeri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i dëgjon ajetet e Kur’anit dhe depërtuan në gjoksin e tij dhe vendosi që t’i besojë mesazhit hyjnor, pesë vite pasi kishte filluar misionin i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem).

NDIKIMI I IMANIT (BESIMIT) TË OMERIT NË THIRRJEN E TIJ

Imani (besimi) i Omerit u bekua nga lutjet e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem), dhe ai shpresonte që Allahu ta mbrojë këtë fe me njërin prej dy personave. Një nga sahabët shprehu situatën e muslimanëve kur u kthye në Islam, duke thënë: “Ne jemi ende krenarë për Omerin.”

HILAFETI (UDHËHEQËSIA) E OMERIT DHE MUNDIMET E TIJ

Hilafeti (udhëheqësia) e tij u bë pas vdekjes së Ebu Bekr Es-Siddikut në vitin 13 hixhrij. Hilafeti i tij ishte një shembull i drejtësisë dhe udhëzimit dhe u shtri në epokën e shtetit për të përfshirë Persinë, Irakun, Sirinë, Egjiptin, Bejt el-Makdisin, Libinë dhe Sixhistanin. Ai vdiq pasi u vra nga Ebu Lu’le El-Mexhusij, Allahu e mallkoftë atë, në vitin 24 hixhrij, pas një jete plot ndjeshmëri, nënshtrim (ndaj Allahut) dhe sakrificë.

Shkroi: Talal Mesh’al

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...