QËNDRIMI NEGATIV PËRBALLË LOGJIKËS

QËNDRIMI NEGATIV PËRBALLË LOGJIKËS

0 2337

Nëse në llogarinë tënde ke 86400€ dhe dikush arrin t’i vjedh nga kjo shumë 10€!.
A do kishe preferuar ta ndjekësh penalisht dhe të shpenzosh të gjitha 86400 për 10 të vjedhurat apo do vazhdosh jetën duke injoruar humbjen e atyre 10 eurove?
Logjika thotë: mos shpenzo pasurinë dhe mos derdh mund për të kthyer atë shumë të vogël ngase kjo përndjekje të çon në humbje të pasurisë…
Kështu është jeta..
Ti posedon 86400 sekonda në ditë, mos lejo që një rast negativ, kalimtar, që nuk zgjat më shumë se disa sekonda të të vjedh kohën tënde, orët dhe sekondat tua… koha është lënda e jetës tënde.
Gjërave të vogla mos u jep peshën që nuk e meritojnë..
Jeta është më e madhe se ato.
Injoro, thith pozitivitetin dhe blej rehatinë!

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
08/09/2018

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 602