Besimtari çdoherë i jep përparësi të menduarit pozitiv dhe jo pa sebep/shkak. Ja disa arsye “të arsyeshme” për këtë gjë:
– Të menduarit pozitiv ndihmon në menaxhimin më të mirë me stresin dhe ndihmon tejkalimin e situatave të tilla me sukses.
– Shëndet më të mirë. Të menduarit ndikon në mënyrë direkte mbi trupin tonë dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kur mendimet negative zëvendësohen me qetësi, besnikëri dhe paqe në vend të hidhërimit, frikës dhe brengës, do ta shijoni ndjenën e rehatisë.
– Vetëbesimi. Kur kemi vetëbesim kjo do të thotë se besojmë në aftësitë dhe shkathtësitë tona. Kjo do të thotë se jemi të lumtur dhe nuk kemi nevojë ta luajmë rolin e tjetrit. Nuk kemi nevojë të bëhemi si tjetri.
– Vendimmarrje më e mirë. Të menduarit pozitivisht parandalon krijimin e gjykimeve joreale, paragjykimeve dhe vendimeve dhe veprimeve për të cilët ndoshta më vonë do të pendoheni.
– Përqëndrim më i mirë. Të menduarit pozitivisht ndihmon të fokusoheni në ygjidhjen e problemit e jo të humbni kohë dhe energji në emocione negative.
– Menaxhim më i mirë i kohës, me fokusim më të mirë dhe vendime të duhura. Do të jeni më të organizuar dhe do fitoni më shumë “quality time-kohë cilësore”, për veten dhe familjen tuaj.
– Më pak frikë. Frikën e shkakton të menduarit rreth gjërave negative.
– Jetë më të lumtur. Nesë mendoni pozitivisht dhe mundoheni tu shmangeni gjërave negative do të gëzoni jetë të lumtur, paqe dhe shëndet të mirë.
Suksese…
Hoxhë Talha Kurtishi