Si merret gusëll?
Përgjigje: Guslli është në dy mënyra:
Mënyra e parë: Mënyrë që është vaxhib, ajo është që uji ta përfshijë gjithë trupin e tij së bashku me larjen e gojës dhe hundës.
Nëse uji e përfshin gjithë trupin e tij, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre, pastrohet nga xhunubllëku dhe ka abdest, ngase All-llahu, subhanehu ue teala, ka thënë: “Nëse jeni xhunub, atëherë lahuni!” (el-Maide 6).
Mënyra e dytë: Mënyrë që është e plotë, ajo është që të lahet ashtu si është larë Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Kur të dëshirojë të lahet, fillimisht i lan duart, pastaj lan organin seksual dhe vendet, të cilat i ka të ndyra nga xhunubllëku, pastaj merr abdest të plotë –ashtu si treguam formën e abdestit- pastaj derdhë ujë mbi kokën e tij tri herë dhe e lanë (kokën) e pastaj lanë trupin e tij. Kjo është mënyra e plotë e gusllit.
Burimi në gj. shqipe: albislam.com