23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 117

1. Isha në vizitë në disa vende të cilat janë çliruar nga zullumqarët, e pash që ata që i kanë përkrahur zullumqarët dhe projektet e tyre, ndiejnë keqardhje dhe duan ta shfajsojnë veten e tyre. Bashkpunimin dhe përkrahjen që ua dhanë zullumqarëve, sot e vuajnë edhe familjet e tyre e jo vetëm ata. Dëshirojnë ta shfajsojnë veten e tyre por nuk do munden, ngase historia ka shënuar veprat dhe emrat e tyre. U ndala dhe e mendova gjendjen e këtyre kategorive në ditën e gjykimit ; َ”Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi!” (Ahzab; 67-68).

Shejh Dr. Nasir el Umer

2. Qudi është me disa njerëz të cilët hidhërohen me caktimet e Allahut, xhele ue ala, edhe pse ata e dinë që në dorën e Tij është toka dhe qiejt, e dinë që Ai është i Gjithëdijshëm, i Urtë dhe që Din hollësisht çdo gjë, megjithatë ata prap hidhërohen. Në vend së të mërziten dhe të ndjejnë keqardhje për mëkatet dhe të metat e tyre, ta llogarisin dhe përmisojnë veten e tyre. Por, ja që kështu është natyra njerëzore, Allahu, xhele ue ala, tha; “Ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.” (Ahzab; 72).

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, duke folur për cilësitë e grupit të shpëtuar, tha; “Ata nuk e ndjekin dyshimin dhe nefsin e tyre. Ngase, ndjekja e dyshimit është injorancë kurse ndjekja e nefsit pa udhëzimin e Allahut është padrejtësi. Përmbledhja e të gjitha të këqijave janë tek dyshimi dhe injoranca. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.” (Ahzab; 72).

Mexhmu’ul Fetava; 3/348

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ne e zbritëm ate në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm.” (Duhan: 3).

Medito se si i tuboi Allahu, xhele ue ala, llojet e bereqeteve në këtë natë të bekuar (natën e Kadrit). Kurani është libër i bereqetshëm, zbriti në natën e bereqetshme (natën e Kadrit ), zbriti nê muajin e berqetshëm (në Ramazan), zbriti në vendin e bereqtshëm (në Meke), zbritën shumica e melaikeve me bereqet, pra shumë lloje të berqeteve janë tubuar në natën e Kadrit. Andaj, çdo besimtar le të tregohet syçel që t’i fitoj këto lloje të bereqeteve në mënyrë që t’ia sheh hajrin atyre në dunja, në jetën e varrit dhe në ahiret.

Dr. Abdullah Gufejli

5. Kur u lavdëronte Firaoni para popullit të tij, duke thënë; “Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?” (Zuhruf: 51).

U dënua nga ana e Allahut me atë që ai u mburr dhe u lavdërua para popullit të tij, pra u fundos në deti.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...