NË XHENET PLOTËSOHEN TË GJITHA DËSHIRAT

NË XHENET PLOTËSOHEN TË GJITHA DËSHIRAT

0 1170

Jeta e kësaj bote është përplot me brenga, pikëllim, mërzi, lodhje, sëmundje, hidhërim. Çdo mirësi dhe kënaqësi është afatshkurtër, shpesh ndodh që t’i humbim edhe të dashurit tanë. Përkundër kësaj, në Xhenet plotësohen të gjitha dëshirat, kënaqësitë janë të vazhdueshme, të pandërprera, nuk ka as mërzi, as lodhje dhe as sëmundje. Aty ka vetëm mirësi të njëpasnjëshme, aty do të jemi përgjithmonë, mjafton që fqiu i banorëve të Xhenetit është i Dërguari i Allahut, (salAllahu alejhi ue salem).

Transmetohet prej Abdurahman ibn Saide, (Allahu qoftë i kënaqur me të), se thotë: unë i doja kuajt shumë dhe e pyeta të Dërguarin e Allahut: “O i Dërguar i Allahut, a do të ketë në Xhenet kuaj?” I Dërguari i Allahut tha: ”O Abdurahman, nëse Allahu të fut në Xhenet, aty do të kesh kalin prej rubini, ai i ka dy krahë dhe do të mund të fluturosh me të kudo që të dëshirosh.”

Këtë hadith e ka shënuar shejh Albani në librin e tij Vargu i haditheve të vërteta Nr. 3755.

Allahu na ruajt prej zjarrit të Xhehenemit dhe na mundësoft të hymë në Xhenet me të Dërguarin e Allahut. Amin

Përktheu dhe përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592