AI QË NUK I FLET VËLLAIT TË TIJ MË SHUMË SE TRE DITË DHE VDES HYJË NË ZJARR

AI QË NUK I FLET VËLLAIT TË TIJ MË SHUMË SE TRE DITË DHE VDES HYJË NË ZJARR

0 2185

Allahu i madhërishëm na krijoi, na furnizoi, na i dhuroi të gjitha të mirat, ndërsa dhuntia më e mirë dhe më e madhe që na e ka dhuruar është udhëzimi. Kurse fatkeqësia më e madhe është kur pasi që Allahu na udhëzoi dhe na e bëri të qartë rrugën e vërtet, ne përsëri nuk mundemi t’i braktisim disa vepra të injorancës. Ose, kur na vjen ndonjë hadith i Pejgamberit, (salAllahu alejhu ue salem) që është kërcënues me zjarr, ne nuk i dorëzohemi Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe të braktisim atë vepër të shëmtuar, por përseri ndjekim injorancë tonë, edhe pse Allahu na udhëzoi.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:

“NUK I LEJOHET BESIMTARIT QË TA BRAKTIS VËLLAIN E VET MË SHUMË SE TRE DITË, AI QË NUK I FLET VËLLAUT TË TIJ MË SHUMË SE TRE DITË DHE VDES DO TË HYJË NE ZJARR!”

Hadithin e ka shënuar Ebu Davudi. Shejh Albani e konsideroi të vërtet në librin e tij “Irva Elgalijl”, vëllimi (7) faqe (94).

Këtu është për qëllim vëllau dhe motra në islam, ndërsa në braktisjen e familjarëve mëkati është edhe më i madh. Lusim Allahun e Madhërishëm që në islam të futemi në tërësi. Amin

Përktheu dhe përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 582