ISLAMI ËSHTË NDËRTUAR MBI PESË SHTYLLA

ISLAMI ËSHTË NDËRTUAR MBI PESË SHTYLLA

0 1603

عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: “بُنِيَ الْإِسْلَامُ عَلَى خَمْسٍ: شَهَادَةِ أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامِ الصَّلَاةِ، وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، وَحَجِّ الْبَيْتِ، وَصَوْمِ رَمَضَانَ”.

[رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:8]، وَمُسْلِمٌ [رقم:16

Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla): të dëshmuarit se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, haxhillëkun dhe agjërimin e Ramazanit.”

E shënojnë Buhariu [numër 8] dhe Muslimi [numër 16].

Dobitë e hadithit:

  • Shtyllat e islamit janë pesë.
  • Shtyllat e islamit ndahen në dy lloje:

   1.Shtylla që pa një prej tyre nuk ekziston islami:

   a.Dëshmia.

   b.Lërja e namazit në tërësi.

   2.Shtylla që pa të nuk plotësohet islami:

   a.Zekati.

   b.Agjërimi.

   c.Haxhi.

  • Dëshmia përfshin mohimin dhe pohimin:

a.Mohon se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut.

b.Pohon se vetëm Allahut i takon adhurimi.

  • Dëshmia në Muhamedin (alejhi selam) përfshin se ai është i i dërguari i Allahut dhe se është rob i Tij.
  • Kushtet e saktësisë së dëshmisë se është i dërguari i Allahut janë:

   a.Pranimi se është i dërguari i Allahut.

   b.Nënshtrimi ndaj urdhërave të tij.

   c.Largimi prej gjërave që na ka ndaluar.

   d.Mos adhurimi i Allahut në forma tjera, por, vetëm në atë mënyrë si ai na ka mësuar.

  • Namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi janë farz, obligim për çdo besimtar dhe besimtare sipas mundësisë shëndetsore ose ekonomike në bazë të mësimeve të sheriatit, për këta ka urdhëruar Allahu në Kuran dhe i dërguari në hadithe.
  • Ku qëndron dallimi ndërmjet islamit, imanit dhe ihsait:

   1.Nëse përmenden sëbashku:

   a.Islami është veprat e jashtme.

   b.Imani është veprat e fshehta.

   c.Ihsani është shkalla më e lartë e fesë.

   2.Nëse përmenden të ndarura njëra prej tjetrës:

   a.Nëse përmendet vetëm imani nënkupton edhe islamin.

   b.Nëse përmendet vetëm islami nënkupton edhe imanin.

   c.Nëse përmendet vetëm ihsani përfshin islamin dhe imanin.

  • Është me rëndësi ti dimë disa qështje sa i përket lënsit të namazit:

    a.Të gjithë dijetarët janë të një mendimit se mos falja e një namazi është prej mëkatëve më të mëdha pas shirkut.

   b.Ehlusuneti janë të bashkuar gjithherë, edhe atëherë kur kanë mendime të ndryshme. E sa i përket mendimit të përkrahur nga ne se, lënësi i namazit është jobesimtar atëherë kur e braktis atë në tërësi, ky mendim është i veçantë shikuar nga fakti se ai i bën bashkë argumentet e të dy palëve të dijetarëve, gjegjësisht argumentet që dëshmojnë se, kjo vepër është kufër, po edhe argumentet që nuk konsistojnë në diçka të tillë.

   c.Tekfiri (të gjykuarit se një person se është pabesimtar) është procedurë tjetër që i takon gjyqit islam dhe dijetarëve të mirëfilltë, e jo individave.

     d.Tekfiri pengohet nëse bëhet fjalë për çështje të atilla që nuk ka koncenzus në mesin e dijetarëve, pra, janë çështje me mospajtime dhe divergjenca.

HADITHI I TRETË

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM