23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

NJOHURI KURANORE – 36

1. Fjala deve në shprehjen بعير- Beir, është përmendur dy herë në Kuran?

– Në suren Jusuf, në ajetin nr.65 dhe ajetin nr.72; “E kur i hapën barrët e tyre, e gjetën mallin e tyre që iu ishte kthyer dhe thanë: “O ati ynë, çka duam më tepër, qe ky është malli ynë që na u kthye, do të furnizojmë me drith familjen tonë, do ta ruajmë vëllain tonë dhe do ta shtojmë një barrë deveje, e kjo është sasi e lehtë (për sundimtarin)”. (Jusuf; 65)

(shërbëtorët e sundimtarit) Thanë: “Kemi humbur tasin e sunduesit, e kush e sjell atë (tasin), ka (shpërblim) një barrë deveje (drith). Unë vetë jam për këtë garantues!” (Jusuf: 72).

2. Fjala deve në shprehjen الناقة- En Nakatu, është përmendur shtatë herë në Kuran?

– Në suren el A’raf, ajeti nr.73 dhe nr.77; “Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e Allahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t’ju kapë dënim i dhembshëm.”(A’raf; 73)

Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitëne Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih atë me çka na u kërcenove, nëse je prej të dërguarve”. (A’raf; 77).

Në suren Hudë, ajeti nr.46; “O populli im, kjo është devja e Allahut, për ju është një argument. Lënie pra, të ushqehet në tokën e Allahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e të ju godas menjëherë dënimi!

Në suren Shuara, ajeti nr.155; “Ai tha: “Ja, kjo është devja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).”

Në suren El Kamer, ajeti nr.27; “Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.”

Dhe në suren esh Shemsë, ajeti nr.13; “E Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e Allahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.”

3. Fjala deve në shprehjen الإبل- El Ibil, është përmendur dy herë në Kuran?

– Në suren el Bekare, ajeti nr. 144; “Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje).”

Dhe në suren el Gashije, ajeti nr.17; “A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?

(Shënim; Gjuha arabe është më e pasura në botë, medito vetëm deveja sa emra të ndryshëm i posedon!!).

Ali Abdulkadir el Murejshid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...