RASTET KUR DUHET TË HESHTIM

RASTET KUR DUHET TË HESHTIM

0 1562

Heshtja është e kundërta e të folurit.

Nga i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem) jemi të urdhëruar të flasim mirë, se përndryshe më mirë është të heshtim.

Ka thënë:

(من كان يؤمن بالله و اليوم الآخر فليقل خيرا أو ليسكت)

“…  Kush i beson Allahut dhe ditës fundit, le të flet mirë, përndryshe le të heshtë.”

Disa raste ku duhet heshtur

  • Kur imami lexon në namaz Kuran

وَإِذَا قُرِئَ ٱلۡقُرۡءَانُ فَٱسۡتَمِعُواْ لَهُۥ وَأَنصِتُواْ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ٢٠٤

“Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.“ Araf: 204

  • Kur hatibi e bën hytben e xhumasë

I dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë:

إذا قلت لصاحبك يوم الجمعة أنصت والإمام يخطب فقد لغوت

“Nëse i thua shokut tënd në ditën e xhuma hesht, imami duke e bërë hytben ti ke bërë gabim (ke humbur shpërblimin).

  • Gjatë ligjeratës

Të urtët kanë thënë:

Në kuvendin e të meçurve njëri flet, të tjerët dëgjojnë.

Përjashtim bëjnë ndërhyrjet me vend.

  • Kur nuk të kuptojnë
  • Rasti i Merjemes

Merjemeja bija e Imranit ishte e premtuara nga nëna e saj që të shërbejë në tempull. Asaj një natë i erdh Xhibrili dhe e lajmëroi se do të ketë fëmijë. Pasi fryu, ajo mbeti shtatëzëne dhe e lindi Isain (alejhi selam). Këtë nuk ia besonte askush, andaj në këtë situatë të ndërlikuar ajo është dashur të heshtë. Allahu i Madhëruar ka thënë:

فَكُلِي وَٱشۡرَبِي وَقَرِّي عَيۡنٗاۖ فَإِمَّا تَرَيِنَّ مِنَ ٱلۡبَشَرِ أَحَدٗا فَقُولِيٓ إِنِّي نَذَرۡتُ لِلرَّحۡمَٰنِ صَوۡمٗا فَلَنۡ أُكَلِّمَ ٱلۡيَوۡمَ إِنسِيّٗا ٢٦

“Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.”Merjem: 26

  • Rasti i Zekerijaut (alejhi selam)

Kur Zekerija u bë me fëmi duke qenë i shtyrë në moshë kërkoi argument nga Allahu i Madhëruar. Përgjigja e Allahut për të ishte që ai të heshtë.

قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَ لَيَالٖ سَوِيّٗا ١٠

“(Zekerija) tha: “O Zoti im, më jep ndonjë shenjë!” Ai tha: “Shenja jote do të jetë se nuk do të mund të flasësh me njerëzit për tri net, ndonëse do të jesh i shëndoshë.” Merjem: 10

Hoxhë Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575