TË PËRGËZUARIT ME XHENET – ZUBEJR IBN AVAM

TË PËRGËZUARIT ME XHENET – ZUBEJR IBN AVAM

0 3213

Ai është Zubejr ibn Avam El-Huvejlid ibn Esed ibn Abduluzza ibn Kusaj, ai është i afërt me të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem) tek Kusaj dhe disa prej prindërve të tyre, nëna e tij është Safije bint AbdulMuttalib, halla e të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), e konvertuar në Islam dhe e cila emigroi drejt Medines e që e humbi edhe vëllain e vet Hamzan.

NOFKAT E TIJ

Zubejrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i thonin Ebu Abdullah dhe kjo ishte për shkak të birit të tij Abdullahut, gjithashtu kjo nofkë ishte shumë e njohur në mesin e muslimanëve. Por, ekzistonte edhe një nofkë tjetër për Zubejrin të cilën ia kishte dhënë nëna tij, e ajo ishte Ebu Tahir.

KONVERTIMI I TIJ

Nëna e tij Safija e merrte atë me forcë dhe e rrihte kur ai ishte i vogël, ajo do ta dënonte dhe do ta godiste nëse nevoja do ta kërkonte një gjë të tillë. Kjo, për shkak se ajo përpiqej që të kishte një fëmijë të rëndësishëm në të ardhmen, por xhaxhai i Zubejrit ia mori atë forcë dhe e akuzoi atë për urrejtje ndaj tij.

Zubejri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), u konvertua në Islam me thirrjen e Ebu Bekrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), dhe ai ishte tetë vjeç kur u bë musliman. Kur Zubejr ibn Avami e pranoi fenë Islame dhe vendosi të pasojë zotëriun e njerëzimit, Pejgamberin (salAllahu alejhi ve sel-lem), popullata filluan ta urrejnë atë dhe ta fyejnë në mënyrë që ai të kthehej në fenë e mëparshme. Por, ai i kundërshtoi ata me të gjitha përkundër dëmit dhe torturës dhe ishte i vendosur (qëndrueshëm) në këtë rrugë.

Ishte xhaxhai i Zubejrit i cili e ndëshkonte atë derisa ai t’i kthehej dhe përgjigjej fesë së tij të mëparshme ,nëse do ishte e mundur. Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij me transmetim nga Urveh se xhaxhai i Zubejrit e lidhte Zubejrin në strofull, e tymoste me zjarr dhe i thoshte: “Kthehu në kufër (mosbesim)!” Ndërsa Zubejri i thoshte: “Nuk kthehem kurrë!”

RRETH ZUBEJR IBN AVAMIT

Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ishte nga të parët që emigroi në tokat e Abisinisë dhe u nderua me emigrimin e tij, më pas emigroi në Medinën e Ndriçuar dhe gjithashtu mori nderimin. I Dërguari i Allahut e vëllazëroi atë (Zubejrin) me Abdullah ibn Mes’udin.

Ai gjithashtu është edhe prej dhjetë të përgëzuarve nga i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), me xhenet. Ai është një nga banorët e Shurasë i cili u zgjodh nga Omer ibn Hattabi si një pasardhës  që do të ruajë fenë. Ai ishte edhe bashkëudhëtari i të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), do të thotë ndihmëtari i tij kundër armiqëve. I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve sel-lem), ka thënë: “çdo pejgamber ka pasur bashkëudhëtarin e vet, ndërsa bashkëudhëtari im është Zubejr ibn Avami.”

Ai u martua me Esmanë, të bijën e Ebu Bekrit, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), dhe prej tyre lindi Abdullahu nga i cili edhe e ka marrur nofkën. Pastaj lindi Urve, Mundhiri, Asami dhe Muhaxhiri, ai gjithashtu kishte edhe shumë fëmijë të tjerë me gra tjera të tija.

XHIHADI (LUFTA) E ZUBEJRIT NË RRUGË TË ALLAHUT  

Zubejr ibn Avami, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), nuk ishte i kufizuar vetëm në sakrifimin e vetes së tij drejt rrugës së Allahut, ai gjithashtu sakrifikoi edhe pasurinë e tij që e posedonte, ai ishte ndër më të pasurit dhe kishte me mijëra njerëz që i paguanin atij qera. Kështu që, ai nuk do të merrte asgjë prej saj dhe se të tërën do ta shpenzonte në rrugë të Allahut. Ai tregon se kishte shitur shtëpitë e tij dhe i thonin: “O Ebu Abdullah, u fundose.” Ndërsa ai ua kthente: “Dijeni se unë nuk jam zemëruar.” Dhe ai i shpenzoi ato në rrugë të Allahut.

VDEKJA E TIJ

Pas vrasjes së Othman ibn Affanit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), besatimi iu dha Zubejr ibn Avamit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), Ali ibn Ebi Talibit dhe pastaj u nis me Talha ibn Ubejdilahin, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) drejt Mekës e më pas drejt Basras për t’u hakmarrur për vrasjen e Othman ibn Affanit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), gjatë rrugës u takuan me një ushtri që ishte ushtria e Ali ibn Ebi Talibit, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), dhe kjo ishte në vitin e 36 hixhrij në betejën e devesë. Pas dialogut të Zubejrit, Talhas dhe Aliut, (Allahu qoftë i kënaqur me ta), u kthyen Zubejri dhe Talha për të mos marrë pjesë në luftë, mirëpo njerëzit (që bënë fitneh) nuk ishin të kënaqur me këtë vendim, kështu që ata i vranë të dy, Talhau vra nga shigjeta e Mervan ibn Hakimit, ndërsa Zubejr ibn Avami u tradhëtua nga një njeri me emrin Amr ibn Xhurmuz, ky vendosi të gjente lëvizjet e tij dhe e ndoqi atë në një fushë të afërt. Ishte koha për namaz, kështu që, pasi secili e kishte pyetur tjetrin se çfarë po bënte atje, ata ranë dakord të faleshin dhe përderisa Zubejri po bënte sexhde, Amr ibn Xhurmuzi e goditi atë në qafë dhe e vrau.

Më pas kur i erdhi lajmi Ali ibn Ebi Talibit, u zemërua shumë dhe tha: “Paralajmërojeni vrasësin e birit të Safijes me zjarr.”

Shkroi: Dr. Muhammed ibn AbdulKadir Ebu Faris

Përktheu dhë përshtati nga arabishtja: Amir Shabani