HALLALLI DHE HARAMI JANË TË QARTË

HALLALLI DHE HARAMI JANË TË QARTË

0 2221

عَنْ أَبِي عَبْدِ اللَّهِ النُّعْمَانِ بْنِ بَشِيرٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ يَقُولُ: “إنَّ الْحَلَالَ بَيِّنٌ، وَإِنَّ الْحَرَامَ بَيِّنٌ، وَبَيْنَهُمَا أُمُورٌ مُشْتَبِهَاتٌ لَا يَعْلَمُهُنَّ كَثِيرٌ مِنْ النَّاسِ، فَمَنْ اتَّقَى الشُّبُهَاتِ فَقْد اسْتَبْرَأَ لِدِينِهِ وَعِرْضِهِ، وَمَنْ وَقَعَ فِي الشُّبُهَاتِ وَقَعَ فِي الْحَرَامِ، كَالرَّاعِي يَرْعَى حَوْلَ الْحِمَى يُوشِكُ أَنْ يَرْتَعَ فِيهِ، أَلَا وَإِنَّ لِكُلِّ مَلِكٍ حِمًى، أَلَّا وَإِنَّ حِمَى اللَّهِ مَحَارِمُهُ، أَلَّا وَإِنَّ فِي الْجَسَدِ مُضْغَةً إذَا صَلَحَتْ صَلَحَ الْجَسَدُ كُلُّهُ، وَإذَا فَسَدَتْ فَسَدَ الْجَسَدُ كُلُّهُ، أَلَا وَهِيَ الْقَلْبُ”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:52]، وَمُسْلِمٌ [رقم:1599].

Nga Ebu Abdullah en Numan ibn Beshiri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:

“Pa dyshim, hallalli dhe harami janë të qartë, por në mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Ai që ruhet nga të dyshimtat, e ka ruajtur fenë dhe nderin e vet, kurse ai që bie në të dyshimtat, veçse ka rënë në haram si bariu që kullot kopenë përbri zonës së ndaluar, ku kopeja mund të bjerë në çdo çast. Me të vërtetë, çdo mbret ka zonën e vet të ndaluar, porse zona e ndaluar e Allahut janë haramet. Vini re, në trupin e njeriut është një copë mishi, që, nëse ajo është në rregull, tërë trupi është në rregull, por, nëse ajo prishet, prishet i tërë trupi. Kini kujdes, ajo është zemra.”

E shënojnë Buhariu [numër 52] dhe Muslimi [numër 1599].

Dobitë e hadithit:

1.Dizpozitat ndahen në tri grupe:

  a.Hallalle të qarta.

  b.Harame të qarta.

  c.Të dyshimta.

2.Shkaqet e dyshimit janë katër gjëra:

  a.Dituria e cekët.

  b.Kuptimi i cekët

  c.Mangësia në të menduarit.

  d.Qëllimi i keq.

3.Dyshimi në argumente ka mundësi të ndodh sipas dy aspektëve:

  a.Në aspektin e saktësisë së argumentit

.(تخريج المناط)      

  b.Në aspektin se ky argument a aludon në këtë dizpozit apo jo ?

.(تحقيق المناط)   

4.Nuk ka mundësi të ketë në sheriat diçka që askush nuk mund ta dijë.

5.Nxitja për t’u larguar nga gjërat e dyshimta përderisa nuk janë të qartësuara.

  1. Ai që ruhet nga gjërat dyshimta e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij.

7.Nxitja e ruajtjes së fesë vjen para gjitha gjërave tjera.

8.Vlera e dijes dhe dijetarve.

9.Mbyllja e dyerve që të shpien në haram

( سَدُّ الذَّراَئِع )

10.Metoda e mirë e të dërguarit në sqarimin e gjërave duke sjell shembuj konkret.

11.Duhet kushtuar rëndësi zemrës sepse është epiqendra e veprës.

12.Veprat e mira ose të këqija janë rezulltat që buron nga zemrat e tyre.

HADITHI I GJASHTË

Përktheu komentin: Vedat Skenderi

Hadithi u përkthye nga: Jusuf Kastrati

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM