BANORËT E XHENETIT DHE BANORËT E XHEHENEMIT

BANORËT E XHENETIT DHE BANORËT E XHEHENEMIT

0 1409

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Me të vërtetë Zoti im më ka urdhëruar të ju mësoj atë që nuk e dini nga ajo që më ka mësuar në këtë ditë:

(Allahu ka thënë) Çdo pasuri që ia kam lejuar ndonjë robit është hallall dhe Unë i kam krijuar robërit e Mi të gjithë të pastër (në besim pa shirk), por atyre u kanë ardhur pastaj shejtanët dhe i kanë devijuar nga feja dhe ua ndaluan atyre atë që ua pata lejuar, pastaj i kanë urdhëruar të më bëjnë shirk Mua, atë që nuk e kam zbritur nga pushteti im, Allahu ka shikuar banorët e Tokës dhe i ka urrejtur  arabë dhe axhemët, përpos disa të mbetur nga ithtarët e Librit dhe ka thënë: Të kam dërguar (ty o Muhamed) për të të sprovuar dhe për ti sprovuar tjerët me ty, të kam zbritur Libër nuk e lan uji , ta lexosh fjetur dhe zgjuar.

Allahu po ashtu më ka urdhëruar t’i djeg kurejshët , e thashë: O Zot, atëherë do të ma këpusin kokën siç e këpusin bukën. Ka thënë: atëherë nxjerri ashtu siç të kanë nxjerrur, luftoi se të ndihmojmë, shpenzo, do të shpenzohet për ty, dërgo ushtri se ne do të dërgojmë pesë fish si ajo dhe lufto bashkë me ata që të binden kundër atyre që të kundërshtojnë.

Banorët e xhenetit janë tre:

  1. Pushtetari i drejtë, besnik dhe i fjalës,
  2. Njeriu i mëshirshëm, me zemër të butë për çdo të afërm të tij dhe
  3. Muslimani i ndershëm i kujdesshëm ndaj të ndaluarës me shumë anëtarë.

Banorët e zjarrit janë pesë:

  1. I dobëti pa intelekt.
  2. Ata të cilët janë mes jush dhe nuk interesohen të bëjnë ndonjë gjë të dobishme.
  3. Tradhtari që nuk i fshehet lakmia sado që të jetë e imët, ai tradhton.
  4. Njeriu i cili edhe kur gdhin, apo ngrys ai vetëm të mashtron në familjen dhe pasurinë tënde.
  5. Pastaj e ka përmendur kopracinë, gënjeshtrën, njeriun e pamoralshëm dhe vullgar.”

Transmeton: Ahmedi, Muslimi nga Ajad ibn Himar

Përktheu Hoxhë Ali Shabani

Burimi: Sahih Xhamius-sagir – Albani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581