ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT NUK MERITON TË ADHUROHET

ASKUSH PËRVEÇ ALLAHUT NUK MERITON TË ADHUROHET

0 906

عَنْ ابْنِ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ قَالَ: “أُمِرْت أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ، وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ؛ فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ إلَّا بِحَقِّ الْإِسْلَامِ، وَحِسَابُهُمْ عَلَى اللَّهِ تَعَالَى”.

رَوَاهُ الْبُخَارِيُّ [رقم:25]، وَمُسْلِمٌ [رقم:22].

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë:

“Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë e tyre, përveçse me të drejtë të Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu.”

E shënojnë Buhariu [numër 25] dhe Muslimi [numër 22].

Dobit e hadithit:

1. I dërguari i Allahut urdhroheshte ashtu siç urdhëroheshin të tjerët.

2.Veprat janë pjesë të imanit.

3.Islami garanton gjakun dhe pasurinë e muslimanve.

4.Dita e gjykimit do të jetë dita që njerëzit do të llogariten për qëllimet dhe veprat e tyre, kurse në jetën e kësaj bote njerëzit llogariten vetëm për veprat që i shfaqin me gjymtyrët e tyre.

5.Gjykohet një person si musliman nëse shqipton shehadetin, fal namazin dhe jep zeqatin.

6.Xhihadi në kuptimin gjuhësor është: përpjekje dhe mundë.

Xhihadi terminologjik: Dhënia e përpjekjës mundit nga muslimanët në luftë kundër epshit, shejtanit, mosbesimtarëve, hipokritëve dhe mëkatarëve duke pas parasysh kushtet dhe dispozitat.

  1. Xhihadi është obligim kolektiv (farzi-kifaje) me tri kushte:

Kushti i parë: Xhihadi nën ombrellën e prijësve musliman qofshin ata të drejtë apo mizorë.

Kushti i dytë: Përgatitja e duhur për t’u ballafaquar me armikun.

Kushti i tretë: Të kërkuarit leje nga prindërit.

– Kurse në tri raste bëhet obligim individual (farzi-ajn):

  a.Nëse është prezent në luftë.

  b.Kur e okupon armiku ndonjë vend nga vendet e muslimanëve është obligim individual për çdo musliman ta mbron dhe ta largon armikun nga vendi i tij. Kurse muslimanët në përgjithësi obligohen t’ju ndihmojnë atyre poqëse banorët e atij vendi nuk kanë mundësi ta largojnë armikun nga vendi i tyre.

  c.Nëse prijesi bën thirrje dhe obligon masën për xhihad kundër armikut.

8.Gradat e xhihadit në rrugën e Allahut janë:

  Grada e parë: Xhihadi me epshin dhe ai është katër lloje:

  a.Xhihadi me dije.

  b.Xhihadi me vepër.

  c.Xhihadi në thirrje.

  d.Xhihadi me sprovat.

  Grada e dytë: Xhihadi me shejtanin dhe ai është dy lloje:

  a.Xhihadi ndaj dyshimeve të shejtanit që i hedh në besim.

  b.Xhihadi ndaj epsheve të shejtanit që i hedh në zemër.

  Grada e tretë: Xhihadi me mosbesimtarët dhe munafikat dhe ai ka katër shkallë:

  a.Xhihadi me zemër.

  b.Xhihadi me gojë.

  c.Xhihadi me pasuri.

  d.Xhihadi me dorë.

  Grada e katër: Xhihadi me mizorët, bidatçitë dhe mëkatarit dhe ai është tri shkallë:

  a.Të ndryshuarit me dorë nëse është mundësija.

  b.Të ndryshuarit me gojë nëse pamundësohet ndryshimi me dorë.

  c.Të urejturit me zemër nëse pamundësohet ndryshimi me gojë.

HADITHI I TETË

Përktheu dhe përshtati: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM