MEDITIME KURANORE – 128

MEDITIME KURANORE – 128

0 1006

1. Disa njerëz jetuan me hipokrizi derisa dolën prej kësaj dunjaje pa asnjë vepër të mirë. Disa prej tyre shpreheshin; Unë kam mendim të mirë për Zotin tim, por kjo është gënjeshtër e tij, ngase po të kishte mendim të mirë për Allahun do të kryente vepra të mira dhe pastaj lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë:

وَذَٰلِكُمْ ظَنُّكُمُ الَّذِي ظَنَنْتُمْ بِرَبِّكُمْ أَرْدَاكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ مِنَ الْخَاسِرِينَ

Mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Zotit tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpruarit.” (Fusilet: 23).

Hasan el Basriu, rahimehullah El Xhamiu Li ahkamil Kur’an; 15/353

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيم

Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi, se atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet: 34).

Këto janë gjurmët që le pas vetes sjellja dhe morali i lartë me atë që ke armiqësi, e mendoje se si do lësh gjurmë të mira me këtë sjellje me atë që nuk ke armiqësi ose si do jetë e këndshme kjo po të silleshe kështu me burrin/gruan, vëllain, etj. Pra, let jetë primare sjellja dhe morali yt i lartë me të gjithë.

3. Allahu, xhele ue ala , ka thënë; وَلَا تَسْتَوِي الْحَسَنَةُ وَلَا السَّيِّئَةُ ۚ ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje me mirësi.” (Fusilet; 34).

Subhanallah! Njeriu me të cilin ke armiqësi dhe i cili të ka bërë keq, të thuhet ty; Ktheje të keqen me mirësi, por dije se nëse i përgjigjesh kësaj kërkese të Allahut dhe e kthen të keqen me mirësi, atëher vjen shpërblimi prej Allahut; “Atëherë ai, mes teje dhe të cilit ka armiqësi, do të bëhet (si) mik i afërt.” (Fusilet; 34).

Kurse ai cili pyet se kush na urdhëron kështu të veprojmë!? I themi; Allahu, xhele ue ala, Ai i cili i rrotullon zemrat dhe se nuk ka zemër prej bijve të Ademit e që mos të jetë në mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, i Cili i rrotullon ato kah të don Ai.

Shejh Uthejmini, rahimehullah Sherh Rijadus Salihin; 1/278

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَيَا قَوْمِ مَا لِي أَدْعُوكُمْ إِلَى النَّجَاةِ وَتَدْعُونَنِي إِلَى النَّارِ

Dhe, o populli im, ç’është që unë ju thërras në shpëtim, e ju më thirrni për në zjarm?” (Gafir; 41).

A po e vëren se çfarë pyetje e mençur dhe e logjikshme!? Ose shpëtim ose shkatërrim! Nuk ka rrugë tjetër. “Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.” (Mudethir: 37).

Dr. Muhamed el Avaxhi

5. Bekër Abid, ka thënë; E kam dëgjuar Fudajl Ibn Ijadi për fjalën e Allahut; وَبَدَا لَهُمْ مِنَ اللَّهِ مَا لَمْ يَكُونُوا يَحْتَسِبُونَ

E prej Allahut do t’u prezentohet (lloji i dënimit) çka as nuk kanë mund të mendojnë.” (Zumer; 47).

Duke thënë; “Vepruan vepra që në pamje dukeshin të mira por në realitet ishin të këqija! Thotë Bekri: E shikova Jahja Ibn Meinin filloi të qante!

Tarih Bagdad; 13/262

Pyetja: O ti i nderuar! Sa herë jemi ndikuar dhe kemi qajtur kur kemi lexuar këtë porosi Kuranore!

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590