ILUSTRIM PROFETIK PËR SHEMBULLIMIN E MUSLIMANËVE DHE ITHTARËVE TË LIBRIT

ILUSTRIM PROFETIK PËR SHEMBULLIMIN E MUSLIMANËVE DHE ITHTARËVE TË LIBRIT

0 934

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Ebu Musa El-Eshari se I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Shembulli i muslimanëve, jehudëve dhe krishterëve është si shembulli i njeriut që i ka marrë disa njerëz të punojnë me mëditje deri në mbrëmje. Ata kanë punuar deri në gjysmëdite dhe kanë thënë: nuk kemi nevojë ne për pagën tënde të cilën na kushtëzove neve dhe atë që punuam për ty.

Ai u thotë atyre: mos e bëni kështu, vazhdoni ta plotësoni pjesën e mbetur të ditës dhe merrnie pagën të plotë, por ata refuzojnë dhe e braktisin.

Ai merr punëtorë tjerë pas tyre dhe thotë: punoni pjesën e mbetur të ditës dhe për ju do të ketë atë që ua kam kushtëzuar atyre nga paga.

Ata punojnë derisa bëhet koha namazit të iqindisë, thonë: Për ty është ajo që kemi punuar dhe për ty është shpërblimi që e ke bërë për ne.

Ai thotë: plotësojeni pjesën e mbetur të punës suaj, se ka mbetur nga dita një pjesë e vogël, por ata refuzojnë dhe ai merr punëtorë tjerë të punojnë për të punuar në pjesën e mbetur të ditës dhe ata punojnë pjesën e mbetur të ditës derisa perendon dielli dhe e plotësojnë pagën e dy parive. Kjo është shembulli i tyre dhe shembulli i atyre që e kanë pranuar këtë dritë.”

Përshtati: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 601