MEDITIME KURANORE – 131

MEDITIME KURANORE – 131

0 834

1. O ti njeri! Adhuroje Allahun, ngase ai këtë gjë e kërkon nga ti, e mos e adhuro Allahun për interesa tua, ngase ai që e adhuron Allahun për qëllime personale, është prej atyre që janë të luhatshëm në adhurimin e Allahut; Allahu, xhele ue ala, e cek gjendjen e tyre në Kuran, duke thënë; وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَعْبُدُ اللَّهَ عَلَىٰ حَرْفٍ ۖ فَإِنْ أَصَابَهُ خَيْرٌ اطْمَأَنَّ بِهِ ۖ وَإِنْ أَصَابَتْهُ فِتْنَةٌ انْقَلَبَ عَلَىٰ وَجْهِهِ خَسِرَ الدُّنْيَا وَالْآخِرَةَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْخُسْرَانُ الْمُبِينُ

Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e gode ndonjë e mirë ai qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.” (Haxh; 11).

Aq më shumë që i shtohet robit njohja e Allahut dhe dashuria ndaj Tij, aq më shumë ai vepron çfarë do Zoti i Tij.

Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah Kelimetul Ihlas; fq.39

2. Sureja Kàf ngërthen në veten e saj tema rreth Akides(besimit); Aty flitet rreth vërtetësisë së besimit. Rreth Kuranit se ai është i vërtetë dhe i zbritur prej Allahut. Rreth argumenteve të Allahut në qiell dhe tokë. Rreth fundit të njeriut në këtë botë, pra rreth vdekjes së tij. Rreth udhëtimit në Xhenet ose në Xhehenem. Ringjallja e trupave pas zhdukjes (përfundimit) të dunjasë (kësaj bote që jemi duke jetuar), pra pasi të jap urdhër dhe leje Allahu që njerëzit të ringjallen dhe të dalin para Allahut që të japin llogari. Njashtu, në këtë sure ceken Bazat e Imanit; Imani (besimi) në Librat, në Melaiket, në Pejgamberët, në ringjalljen pas vdekjes dhe gjithashtu në njësimin e Allahut në adhurimin e Allahut si Zot të vetëm dhe njësimin e Tij si Krijues dhe Mbret i kësaj gjithësie (teuhid uluhije dhe teuhid rububije). Pra, shumica e bazave të imanit janë cekur në këtë sure.

Shejh Salih Ali Shejh

3. Dobitë e rrëfimit të tregimeve të pejgamberëve të Allahut në Kuran, janë;

a) Në përmendjen dhe tregimet rreth tyre sqarohet teuhidi(besimi), vërtetimi i besimit në forma dhe metoda të ndryshme. Ngase, çdo pejgamberë i Allahut ka ardhur me teuhid(thirje në besim-njësimin e Allahut si të vetëm në adhurim).

b) Në përmendjen dhe tregimet e tyre sqarohet shpërblimi i atyre që ndjekin teuhidin(besimin) dhe se çfarë i pret ata që kundërshtojnë besimin dhe bëhen prej atyre që bëjnë shirk(i bëjnë ortak) Allahun.

c) Në përmendjen dhe tregimet e tyre shohim përgëzim për besimtarët që e njësojnë Allahun të vetëm në adhurim dhe kërcënim për ata që bëjnë shirk(ortakëri në adhurim) Allahut.

d) Në përmendjen dhe tregimet rreth tyre shohim vërtetësinë e pejgamberllëkut të tyre, përmes argumenteve të ndryshme, siç janë shpallja ose mu’xhizeve(mrrekullive) nga ana e Allahut.

e) Në përmendjen dhe tregimet e tyre shohim se Allahu kurrë nuk i lë vetë dhe nuk i harron e anashkalon evlijatë e tij (të dashurit e tij), dhe se Allahu i armiqëson ata që ia kthejnë shpinën pejgamberëve dhe udhëzimit të Tij dhe ata që i lëndojnë, vrasin dhe i keqtrajtojnë pejgamberët ose të dashurit e Tij.

Shejh Salih Ali Shejh

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600