7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Cila është ajo sure që e dëgjuan xhindët?

Cila është ajo sure që e dëgjuan xhindët?

Pyetja: Cila është ajo sure që e kishin dëgjuar xhindët, dhe thanë për Kuranin: Ne dëgjuam diç shumë të çudithsme, e cili është mendimi më i saktë?

Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Së pari:

Buhariu dhe Muslimi shënojnë hadithin e Abdullah ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) të ketë thënë: I dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) së bashku me një grup prej shokëve të tij shkuan në tregun Ukadh. Ndërkohë që shejtanët ishin penguar nga lajmet (që qarkullojnë) në qiell, e mbi ta ishin hedhur meteorë. Kështu, ata (shejtanët) u kthyen tek shejtanët e tjerë, e ata i pyetën: {farë keniu? Thanë: Kemi qenë të penguar nga lajmet e qiellit, dhe mbi ne janë gjuajtur meteorë! Thanë: Ka ndodhë diç që të ketë penguar mes jush dhe lajmeve të qiellit, kështu që bredhni në lindje e në perëndim, shikoni se çështë ajo çfarë ju pengoi juve nga lajmet e qiellit?!

U nisën drejtë Maleve të Tihamit, e deri tek i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në kohë kur ai ishtë ulur nën një palmë, ndërsa shejtanët ishin nisur për në tregun e Ukadhes, e i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të) falte namazin e sabahut së bashku me shokët e tij, kur ata dëgjuan Kuranin, u ndalën ta dëgjojnë e thanë: Pasha Allahun, ky është ai që na pengoi neve nga lajmet e qiellit, dhe në atë moment kur ata u kthyen tek të tjerët u teguan atyre: “Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kur’an të mrekullueshëm, i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Allahut.” Sureja Xhin, 1-2.

Dhe Allahu zbriti suren Xhin, dhe i ishte shpallur fjala e xhindëve.

Ndërsa në tekstin e Muslimit qëndron: “i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) as që u kishte lexuar xhindëve e as që i kishte parë ata …“ më pas e përmendi hadithin.

Kishte shumë raste që xhindët kishin dëgjuar Kuranin, sikur që përmendet kjo në disa hadithe, kështu ata kishin dëgjuar Kuranin nga i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) më shumë se një herë.

Ibn Kethiri për një prej transmetimeve që ai përmend thotë: “Kjo tregon se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk kishte vërejtur prezencën e tyre, por ata dëgjuan leximin e tij, e më pas u kthyen tek populli i tyre, e më pas erdhën tek ai grupe grupe, sikur që flasin për këtë lajmet dhe fjalët e dijetarëve.” Tefsiri i ibn Kethirit (7/291).

Imam ibn Kethiri shënoi një numër të haditheve që flasin për dëgjimin e Kuranin nga xhindët, gjatë komentit të fjalës së Allahut: “Dhe, (kujtoju atyre kohën) kur t’i dërguam ty disa xhindë për të dëgjuar Kur’anin. Kur morën pjesë (në të dëgjuarit e Kur’anit), ata i thanë (njëri-tjetrit): “Heshtni!” E, kur përfundoi (të lexuarit), u kthyen te populli i tyre si paralajmërues.” Sureja Ahkaf, 29.

Dy:

Sa i takon sures të cilën i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) e kishte lexuar, në disa hadithe përmendet se ai kishte lexuar suren (Rahman). Por kjo nuk do të thotë se të ketë lexuar edhe sure të tjera, pasi që ata Kuranin e kishin dëgjuar më shumë se një herë.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...