ZEMRAT QË I KA PËRMIRËSUAR KURANI

ZEMRAT QË I KA PËRMIRËSUAR KURANI

0 1108

Një natë Hasan El Basriu lutej duke thënë:

“O Allah fali ata që më kanë bërë padrejtësi”  dhe e përsëriste pandërpre këtë lutje.
Një njeri i tha: “O Ebu Seid, të kam ndëgjuar duke u lutur natën për atë që të ka bërë padrejtësi derisa shpresova të jem unë njëri prej atyre, çfarë të shtyri të bësh këtë?”
Ai tha:”Fjala e Allahut të Madhërishëm ku thotë: Dhe ai i cili falë dhe pajtohet shpërblimi i tij është tek Allahu.” Shura, 40.

Vëllezer dhe motra të nderuar, të parët tanë të mirë jetonin me Kur’anin dhe e prakrikonin atë. Mirëpo, kur i thua ndonjërit prej neve falja vëllaut tënd sepse Allahu do të falë ty, ai thotë: Jo nuk i’a fali, ti nuk e din se çfarë më ka bërë ai.

Allahu na përmirësoftë dhe na i udhëzoftë zemrat tona me Kur’an. Amin.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592