Doktoroi Amel (Talha) Kurtishi

Doktoroi Amel (Talha) Kurtishi

0 4939
Prej momentit kur e mbrojti temën e masterit e kuptova se para vetes kam një kandidat brilant. Me këto fjalë e filloi fjalimin e tij prof. dr. Zoran Matevski lidhur me doktoratën e hoxhës Amel Kurtishi. Dje në hapsirat e Fakultetit Filozofik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, tashmë doktori Amel Kurtishi me sukses e mbrojti tezën e doktoratës me titull “Aspektet sociologjike të (de)shekullarizimit në shoqërinë maqedonase”. Komisioni e vlerësoi lartë këtë punim duke  theksuar se ka vendosur stardarde të reja në hulumtimin dhe përpilimin e punimeve shkencore.
IMG-20190618-WA0000
Këtu ka material për pesë doktorata, më mahniti pëkushtimi i kandidatit, se kam thënë shpesh por ky kandidat është në mesin e tre kandidatëve më të mirë dhe shpresoj që këtë hulumtim ta bëjmë në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ne hapsirën të Ballkanit, ishin disa nga vlerësimet e anëtarëve të komisionit.
Hoxha nuk harroi falënderimin ndaj Allahut i cili është Dhuruesi i sukseseve. Pastaj i falënderoi familjen, shokët, kolegët, komisionin dhe të gjithë për përkrahjen e tyre dhe për çdo gjë.

sdr

Duke i dëshiruar vëllait tonë shëndet, vepra të mira dhe  suksese të vazhdueshme e urojmë për arritjen e tij. Falëndërimi i takon Allahut në fillim, në mbarim dhe në çdo situatë.

ALBISLAMI

GJITHASHTU NË ALBISLAM