MPOSHTE DJALLIN

MPOSHTE DJALLIN

0 1477

Nëse ti nuk e dënon djallin në këtë botë me ibadet ai do të të dënon ty në zjarr në ahiret

Transmetohet prej Ebu Hurejrës se me të vërtetë i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Me të vërtetë  besimtari do ta lodh dhe mposhtë djallin e tij ashtu sikurse ndonjëri prej jush që e lodh deven e tij.”
Libri: silsilah Sahiha (3586)

Menavi, Allahu e mëshiroftë thotë:
“Fjala “…e mposhtë djallin e tij” do të thotë: Do ta lodh, shkatërron, dobëson, do ta robëron, do të jetë i mposhtur në levizjet e tij. Ai që e madhëron Allahun, Allahu do ta ngritë atë dhe armikun e tij e bën të mposhtur dhe të nënshtruar.”
Libri: Fejdul Kadir ( 488/2).

Ibën Kajjimi, duke e komentuar hadithin thotë: “Sa herë që djalli dëshiron ta mashtron besimtarin, besimtari e kamxhikos me dhikër, istigfar dhe bindje ndaj Krijuesit. Djalli i tij me të është në dënim të ashpër, nuk është në pozitën e djallit që është me mëkatarin i cili është komod dhe në rehati. Për këtë arsyje djalli i mëkatarit është i fortëi dhe i ashpër. Ai i cili nuk e dënon djallin e tij në këtë botë me dhikër, me teuhid, me namaz dhe istigfar, atë do ta dënon djalli i tij në ahiret në zjarr. Është e patjetërsueshme ose ti do ta dënosh atë ose ai do të të dënon ty.
Libri: Bedai elfevaid (793/2)

E lusim Allahun e Madhërishëm që të na mbrojë prej armikut të përbetuar.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589