A BËN SEXHDE ZEMRA?

A BËN SEXHDE ZEMRA?

0 1432

Po i shoh trupat e njerëzve duke bërë sexhde dhe e pyes veten, a shijuam sexhden e zemrës ashtu siç e kanë shijuar të parët tanë të mirë?

Sexhdeja është prej shtyllave të namazit dhe ajo bëhet me shtatë pjesë të trupit. Ta mësojmë sexhden e zemrës dhe veçoritë e saj:

– Sexhdeja e zemrës është e gjatë dhe nuk ka kohë të caktuar.

– Fillimi i saj është vetëdija jonë për nevojën që e kemi për Allahun.

– Sexhdeja e zemrës bën që robi ta harrojë dynjanë, ai që është në atë sexhde nuk e ndien kalimin e kohës sepse zemra e tij ka nisur rrugëtimin drejt Allahut.

– Sexhdeja e zemrës e lartëson pozitën e robit te Allahu. Kjo gjë nuk mësohet nga shkrimet por nga sinqeriteti dhe përjetimi.

– Sexhdeja e zemrës i dhuron robit lumturitë e afërsisë pranë Allahut.

– Ajo sexhde e ngjall turpin në zemrën e robit, një zemër është e gjallë aq sa ka turp në të dhe anasjelltas.

– Nëse sexhden e zemrës e përcjellin edhe lotët, ajo zemër renditet në rreshtin e zemrave të përulura dhe të devotshme.

– Sexhdeja e zemrës është rrugë drejt largimit të sprovave, drejt lehtësimit të vështirësive, drejt shërimit të vuajtjeve. Sa e sa sexhdet e këtilla kanë hapur para robit horizonte të reja të dijes, punës, jetës…sa brenga të sprovuarve janë larguar nëpërmjet këtij lloji të sexhdeve.

– Sexhdeja e zemrës e stolis robin me petkun e përuljes dhe nevojës për Allahun, dy stoli me të cilat i afrohemi Zotit të gjithësisë.

Është thënë: Kur të vdesësh kush do falet për ty? Pyes: Kur të vdesësh kush do të shijojë dhe zbulojë fshehtësitë e sexhdes.

Dr. Sultan El Umeri

Përktheu: Dr. Amel Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600