• Shkaku i emërtimit: quhet Muharrem (i shenjtë) sepse është prej muajve të shenjtë të cilat i ka përmendur Allahu në Librin e Tij Famëlartë.
• Dobitë e tij:
1. Agjërimi në këtë muaj është agjërimi më i mirë vullnetar. Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është muaji i Allahut, Muharrem.” [Shënon: Muslimi, nr 1982]
2. Ai është muaji i parë i shenjtë. Transmetohet nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtetë koha (viti) është kthyer përsëri siç ka qenë në fillim kur Allahu i krijoi qiejt dhe tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj, katër janë të shenjtë, tre nga ta janë radhazi: Dhul-Ka’de, Dhul-Hixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb është ndërmjet muajit Xhumada dhe Shaban.” [Shënojnë: Buhariu, nr. 4294 dhe Muslimi, nr. 3179]
3. Në këtë muaj është veçuar një ditë me një ndodhi madhështore, e theksuar, Allahu në atë ditë e qartësojë të vërtetën nga e pavërteta duke e shpëtuar Musaun alejhi selam dhe popullin e tij dhe duke e fundosur Faraonin dhe popullin e tij. Andaj, kjo ditë ka vlerë të madhe dhe pozita e saj është e veçantë.
Bidatet (risitë në fe) dhe parregullsitë në këtë muaj:
1. Rasti i festimit me hyrjen e vitit të ri hixhri duke e bërë shprehi urimin.
2. Festimi me rastin e hixhretit (emigrimit) të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
3. Veçimi i ditës së parë të këtij muaji me agjërim për shkak të hyrjes në vitin e ri.
4. Gjallërimi i natës së parë të muajit Muharrem.
5. Disa njerëz e bëjnë umren e parë të vitit në muajin Muharrem.
6. Shpikja e lutjeve të veçanta në ditën e parë të vitit. Atyre lutjeve ju thonë: lutjet në fillim të vitit.
Marrë nga profili zyrtar i Shejh Vahid AbduSelam El-Bali
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani