PASANIKËT I MORËN TË GJITHA SHPËRBLIMET

PASANIKËT I MORËN TË GJITHA SHPËRBLIMET

0 1540

عَنْ أَبِي ذَرٍّ t أَيْضًا، أَنَّ نَاسًا مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالُوا لِلنَّبِيِّ ﷺ: يَا رَسُولَ اللَّهِ ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالْأُجُورِ؛ يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي، وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ، وَيَتَصَدَّقُونَ بِفُضُولِ أَمْوَالِهِمْ. قَالَ: “أَوَلَيْسَ قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لَكُمْ مَا تَصَّدَّقُونَ؟ إنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَكْبِيرَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَحْمِيدَةٍ صَدَقَةً، وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةً، وَأَمْرٌ بِمَعْرُوفٍ صَدَقَةٌ، وَنَهْيٌ عَنْ مُنْكَرٍ صَدَقَةٌ، وَفِي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ”. قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَيَأْتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أَجْرٌ؟ قَالَ: “أَرَأَيْتُمْ لَوْ وَضَعَهَا فِي حَرَامٍ أَكَانَ عَلَيْهِ وِزْرٌ؟ فَكَذَلِكَ إذَا وَضَعَهَا فِي الْحَلَالِ، كَانَ لَهُ أَجْرٌ”.

رَوَاهُ مُسْلِمٌ [رقم:1006].

Gjithashtu, Ebu Dherri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se disa shokë të të Dërguarit të Allahut, i thanë atij:

“O i Dërguari i Allahut! Pasanikët i morën të gjitha shpërblimet: falen siç falemi ne, agjërojnë siç agjërojmë ne, porse ata japin lëmoshë nga pasuria që u tepron.” I Dërguari tha: “A nuk jua ka mundësuar Allahu dhe juve të jepni lëmoshë?! Vërtet për çdo tesbih (thënia ‘subhanallah’) ka lëmoshë, për çdo tekbir (Allahu ekber) ka lëmoshë, për çdo tahmid (elhamdulil-lah) ka lëmoshë, për çdo tehlil (la ilahe il-lallah) ka lëmoshë, urdhërimi për mirë është lëmoshë dhe ndalimi nga e keqja është lëmoshë. Madje, edhe kur bëni marrëdhënie intime me gratë tuaja keni lëmoshë.” Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut! Edhe kur ndonjëri prej nesh shfryen epshet e veta paska shpërblim?!” Ai tha: “Ç’mendoni, sikur ta bënte këtë në mënyrë të ndaluar, a do të kishte mëkat? Vetëkuptohet se, kur e bën këtë në mënyrë të lejuar, ka shpërblim.”

E shënon Muslimi [numër 1006].

Dobit e Hadithit:

1) Nxitja dhe shpejtimi i sahabëve për të bërë punë të mira.

2) Sahabët i përdornin pasurit e tyre në gjërat që ka dobi në dynja dhe ahiret.

3) Veprat e gjymtyrës kryhen nga i varfëri dhe i pasuri, por mundësia e kryerjes së obligimeve nga ana e të varfërve është më e lehtë, përshkak mos angazhimeve të shumta.

4) Pejgamberi a.s. ua hapi të varfërve një derë të mirësisë.

5) Lëmosha është dy lloje:

a) lëmosh me pasuri,

b) lëmosh që nuk është me pasuri dhe kjo ndahet në dy lloje: 1. lëmosh ku kthehet dobia tek vet personi p.sh. dhikri, 2. lëmosh ku dobia kalon tek të tjerët p.sh. urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

6) Vlera e tesbihut, tehlilit, tehmidit dhe urdhërimit në të mirë dhe ndalimi nga e keqja dhe se të gjitha këto janë lëmosh.

7) Urdhërimi në të mirë ka dy kushte:

a) të ketë dituri se ajo vepër është e mirë,

b) të ketë dituri se i urdhëruari e ka lënë të mirën.

Ndalimi nga e keqja ka tre kushte:

a) të ketë dituri se ajo vepër është e keqe,

b) të ketë dituri se ai i ndaluari e ka bër të keqen,

c) ndryshim i të keqës mos të shpie në një të keqe me të madhe.

Në këtë çështje rjedhin katër të tjera:

a) të largohet e keqja tërësishtë (mohimi është vaxhib),

b) të dobësohet e keqja (mohim është vaxhib),

c) të sjell një të keqe të njejtë ( është diskutabile nvarsisht prej rastit),

d) të sjellë një të keqe më të madhe (ndalohet mohimi).

8) Kryerja e mardhënjeve intime është lëmoshë dhe snunet, por ka mundësi të jetë edhe obligim (vaxhib) në raste të caktuara.

9) Sahabët nuk kanë lënë ndonjë qështje të pa qartë të mos pyesnis rreth saj.

10) Të mjaftuarit me hallall nga harami, e bën hallallin adhurim dhe lëmosh.

11) Kijasi (anologjia) është argument sheriatik dhe i pranuar tek dijetart e ehlu sunetit.

HADITHI I NJËZET E PESTË

Përktheu: Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM