DITA E XHUMA, DITË E BEGATË

DITA E XHUMA, DITË E BEGATË

0 1927

Dita e Xhuma përmbledh në vete disa nga shkaqet më madhështore për jetën e zemrës, prandaj konsiderohet ditë feste për çdo musliman. Prej tyre:

1. Përkujtimi i Xhennetit dhe zjarrit si dhe gjendja dhe vendibanimi i secilit grup. Kjo arrihet në leximin e Kur’anit në namazin e sabahut, me leximin e dy sureve: Es-Sexhde dhe El-Insan;

2. Të dëgjuarit e porosive (këshillave) dhe përkujtimi i Allahut: pra dëgjimi i hutbes;

3. Qëndrimi i shpeshtë në xhami, sepse në të zbresin bekimet, mëshirat, është vendi kur bëhet istigfar (kërkimfalje prej Allahut) dhe vendi që të lidh drejt rrugës së Allahut: kjo arrihet me ardhjen shpejt në namazin e xhumasë;

4. Shtimi i salavateve ndaj të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në ditën e xhuma është prej shkaqeve më të mëdha të gjallërimit të zemrës dhe lumturisë së njeriut në të dy botët;

5. Recitimi i Kur’anit dhe marrja e mësimeve prej tregimeve të tij, durimi dhe marrja shembull prej jetës së pejgamberëve, të njerëzve të mirë dhe paralajmërimi ndaj sprovave: kjo arrihet duke lexuar suren El-Kehf;

6. Duaja (lutja) e cila është litari më i fortë me Allahun dhe gjëja më e nderuar për Allahun: dita e xhuma, që është dita e përgjigjes dhe pranimit të lutjes;

7. Dhënia rëndësi pastrimit të jashtëm dhe të brendshëm: gusli (larja e tërë trupit) në ditën e xhuma, e në të ka shenjë për rëndësinë e së brendshmes dhe pastrimit të saj.

Ka shumë shkaqe, por nëse përqendrohemi duke i vepruar rregullisht këto shtatë pika, zemrat tona do të renovohen dhe do të pastrohen. Mos harroni t’i praktikoni këto sunnete gjatë ditës së xhuma, t’i njihni mirë ato dhe t’i veproni gjatë tërë javës.

Siç kanë thënë: “Kush e rregullon xhumanë e tij, do t’i përmirësohet xhumaja e tij.””

Shejh Dr. Jahja AbdulMen’am

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 599