RREZIKU I TUBIMEVE NË KOHË TË SËMUNDJEVE EPIDEMIKE – rrëfim nga ibn Haxheri

RREZIKU I TUBIMEVE NË KOHË TË SËMUNDJEVE EPIDEMIKE – rrëfim nga ibn Haxheri

0 1162

Çfarë u ndodhi muslimanëve në Damask e në Kajro, kur njerëzit vendosën të tubiheshin në një vend të bëjnë lutje që Allahu ta largojë murtajën nga mesi i tyre, ky vendim i tyre pa një fetva paraprake nga dijetarët, kështu ata nisën që adhurimin individual ta shndërrojnë në adhurim kolektiv, duke mos njohur rregullat fetare, dhe duke refuzuar të drejtën që vetëm Allahut i takon ligjvënija, e askujt tjetër.

Hafidh ibn Haxher al-Askalani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Të lutesh që murtaja të largohet, nuk është gjë e ndaluar, bile as që bie ndesh me kaderin, por tubiminë një vend për t’u lutur për këtë rast (largimin e murtajës), sikur që tubohen  njerëzit për istiska (lutje që të bie shi), konsiderohet bidat, i cili u shpik gjatë murtajës së madhe vitin 749 hixhrij në Damask”.
Pasi që ndaloi nga tubimi i njerëzve në një vend për lutje gjatë epidemive, njashtu tha: “në vitin 764 hixhrij gjatë ndodhisë së murtajës në Damask, dolën njerëzit në shkretëtirë, bashkë me ta edhe parija e vendit, u lutën dhe kërkuan ndihmën e Allahut, ata i ngrisnin zërat, e bërtisnin, ndërsa murtaja vetëm se u shtua e u përhap më shumë pas këtij rasti, ndërsa para se të tuboheshin ishte më pak e përhapur.
Padyshim që kjo ishte si shkak se u bashkuan të sëmurët dhe të shëndoshët.

Ky rrëfim ishte i ibn Haxherit, njejtë ka ndodhur edhe në Kajro, ku autori thotë: në kohën tonë ndodhi e njejta kur u përhap murtaja me (27 Rabiul Evel 833 hixhrij), numri i të vdekurve atëherë ishte ndër dyzet, njerëzit dolën në shkretëtirë me (4 Xhumade Evel), pasi që u ftuan të agjërojnë tre ditë, sikur në namazin e istiskasë, ata u tubuan, u lutën e qëndruan për një kohë, në fund u kthyen në shtëpitë e tyre, nuk përfundoi muaji ndërsa numri i  viktimave kaloi në mbi njëmijë viktima në ditë.
Edhe kjo gjithashtu si shkak i tubimit me të sëmurit në një vend.

Më pas tha: po të ishte gjë e lejuar (tubimi në një vend për tu lutur), nuk do ishte e panjohur për selefët e as prej dijetarëve të kohës, e as që kemi transmetime nga dijetarët e hadithit, e as një rresht të shkruar nga ndonjë dijetar.

Marrë nga libri: (Hukm tedai li fi’l ta’at fi nevazil ve shedaid vel mulimet; 17-21)

Përktheu: Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 581