NJËRI U MËRZIT PËR KUMARIN E RAKINË, E TJETRI PËR SHKOLLËN E XHAMINË

NJËRI U MËRZIT PËR KUMARIN E RAKINË, E TJETRI PËR SHKOLLËN E XHAMINË

0 1108

Shkruan: hoxhë Nusret Ramadani

Situata me pandeminë covid-19, bëri që vetëizolimi të bëhet masë mbrojtëse, si dhe test për maturinë dhe shkallën e durimit tonë individual dhe familjarë. Kjo situatë na bëri që komunikimi me njëri tjetrin të bëhet në formë online dhe me celularë; me akraballëkun, të afërmit e miqtë. Madje u shtua dëshira e leximit rreth paraqitjes së kësaj pandemie, duke lexuar komente dhe analiza të ndryshme rreth përhapjes së këtij virusi. Ajo që më ra në sy në rrjetet sociale është që dikush mërzitet që u mbyllë kumari e rakia, e disa të tjerë mërziten që u mbyllë shkolla e xhamia. Me një fjalë, këtu kemi të bëjmë me njerëz që janë në siklet dhe të brengosur. Të parët janë që nuk mund të bëjnë haramin (të ndaluarën) si dikur, e të tjerët brengosen që u mbyllën dyert e diturisë, progresit, edukimit, përuljes e nënshtrimit ndaj Allahut fuqiplotë në mënyrë kolektive.

Ai që insiston dhe brengoset se nuk mund t’i realizon këto mëkate, kumarin dhe alkoolin, po edhe mëkatet e tjera, ka për obligim të shpejtojë e të pendohet, sidomos tani në këtë kohë, të kthehet tek Allahu, me tërë qenien e tij, të shkëpus tërë marrëdhëniet e tij me ato vepra të shëmtuara, ti drejtohet Allahut me lutje, me modesti dhe përulësi sepse ka shpresa që Allahu ta pranojë, t’ia fal mëkatet dhe t’ia shndërroje në të mira. Ilaçi dhe alternativa për këto mëkate të shëmtuara është ajo që e kërkon Allahu i Madhëruar ku thotë “…Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.“ (Kur’an, en-Nur, 31).

Përgëzohen ata që zemrat i kanë të lidhura me shkollën dhe xhaminë, nuk ka dyshim se të tillët vazhdojnë me ruku e sexhde, me akumulim të diturisë duke shfletuar libra të dobishme në shtëpitë e tyre.

Në këto sprova duhet të mbizotërojë këshilla në të mirë dhe ndalimi nga të këqijat, ndjenja e dashurisë për njëri tjetrin dhe bashkëpunimi në shërbim të tejkalimit të kësaj sprove.
Binduni se nga dita në ditë kësaj sprove po i vjen fundi, e mësimet dhe shpërblimi do ngelin përgjithmon në regjistrin e shpërblimeve tona inshaAllah!

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590