S’KA DËM E AS DËMTIM

S’KA DËM E AS DËMTIM

0 1345

HADITHI I TRIDHJETË E DY

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ سَعْدِ بْنِ مَالِكِ بْنِ سِنَانٍ الْخُدْرِيّ  أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: “لَا ضَرَرَ وَلَا ضِرَارَ”.

حَدِيثٌ حَسَنٌ، رَوَاهُ ابْنُ مَاجَهْ [رقم:2341]، وَالدَّارَقُطْنِيّ [4/228]، وَغَيْرُهُمَا مُسْنَدًا. وَرَوَاهُ مَالِكٌ [2/746] فِي “الْمُوَطَّإِ” عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى عَنْ أَبِيهِ عَنْ النَّبِيِّ ﷺ مُرْسَلًا، فَأَسْقَطَ أَبَا سَعِيدٍ، وَلَهُ طُرُقٌ يُقَوِّي بَعْضُهَا بَعْضًا.

Ebu Seid Sad ibn Malik ibn Sinan el Hudriu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“S’ka dëm e as dëmtim.”

Hadith hasen. Këtë hadith e shënojnë Ibn Maxhe [numër 2341], Darakutniu [4/228]. E shënon edhe Maliku në El Muveta [2/746], duke e përcjellë nga Amër ibn Jahja, ky nga babai i tij e ky nga Pejgamberi ﷺ në mënyrë mursel, pa e përmendur Ebu Seidin. Ka dhe rrugë të tjera transmetimi, të cilat e përforcojnë njëra-tjetrën.

Dobit e Hadithit:

1) Dallimi mes dëmit dhe dëmtimit :

a)Dëmi shkaktohet pa qëllim

b)Dëmtimi shkaktohet me qëllim

psh; nëse një person e dëmton fqinjin e tij pa dashje quhet dëm, por nëse e dëmton qëllimisht quhet dëmtim.

2) Ndalohet dëmi dhe dëmtimi.

3) Obligohet të largohet dëmi.

4) Obligohet të largohet dëmtimi dhe duhet dënuar dëmtuesi.

5) Ky hadith llogaritet një rregull i rëndësishëm prej rregullave të sheriatit.

6) Pejgamberi a.s. i është dhënë gojtaria,mundësia që të shprehet me pak fjalë kuptime të gjëra.

7) Allahu xh.sh. nuk i ka obliguar rrobërit e tij me ligje që do ta dëmtonin vetet e tyre psh; nuk obligohet i sëmuari dhe udhëtari të agjëroj.

përshtati Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM